Ronald Koeman është shqetësuar një ditë më parë, pasi ka përfunduar në spital për shkak se po kalon një gjendje ankthi, raporton Fox Sports. Kohët e fundit trajneri holandez ka patur probleme shëndetësore të cilat konsiderohen si çrregullime neurotike.
Gjendja e trajnerit të Barcelonës është e mirë, por holandezi nuk mund ta lërë veten pas dorë kur vjen puna te shëndeti. Nuk dihet ende se sa kohë do të marrë trajtimi i Koeman.
Majin e vitit 2020 ai pësoi një sulm në zemër dhe iu desh të bënte një ndërhyrje, që shkoi mirë.