Wednesday, February 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Probleme me pasurinë, Vetingu shkarkon nga detyra gjyqtarin Arjan Qafa

by mapo.al
17/09/2020
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Arjan Qafa nuk do të ushtrojë me detyrën e gjyqtarit. Komisionit i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin e Arjan Qafës si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

Vendimi u komunikua sot për procedurë nga gjyqtarët Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko, pasi Qafa nuk ishte i pranishëm në seancë.



Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Arjan Qafa nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtari Qafa deklaronte pasuri prej 600 mijë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e tij kap vlerën e 27 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme prej 18.8 milionë lekësh, likujditete bankare prej 2.2 milionë lekësh, kursime në cash prej 1.4 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 420 mijë lekë. Në fund të vitit 2017, rezultojnë gjithashtu si huadhënie 4.1 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 37.1 milionë lekë, nga të cilat paga nga funksioni zë 41%. Gjyqtari Qafa deklaron gjithashtu 25% të të ardhurave nga pagat e familjarëve dhe 12% e zënë dhuratat në cash.

Ai është përfolur shpesh në media për pasurinë e tij, ndërkohë që në vitin 2014 pati edhe një kallëzim nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Karriera e Arjan Qafës në sistemin e drejtësisë ka nisur në vitin 1996 si gjyqtar në Bulqizë dhe Dibër. Pas vitit 2010, për katër vite punoi si inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ndërsa më pas u emërua gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

 

Tags: Arjan QafaKPK

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Next Post
Makinë 150 mijë €?/ Reagon Lleshaj: Kushton 49 mijë €, është në pronësi të shtetit

Makina e Lleshajt, debat i fortë në Kuvend, përmendet dorëheqja

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In