Aktualitet

Probleme me rrjetet sociale, bie Facebook, Instagram dhe What’sApp






               Publikuar në : 16:50 - 03/07/19 |
mapo.al

Rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe What’sApp kanë pësuar rënie që prej orës 15:00 të mesditës së sotme, duke vështirësuar komunikimin mes përdoruesve.


Fillimisht ishin dy aplikacionet më të përdorura, Facebook dhe What’sApp që hasën probleme duke mos u mundësuar përdoruesve aksesin në këto rrjete sociale apo dhe shkëmbimin e mesazheve përmes tyre, kryesisht postimet me fotografi. Kjo avari në rrjet vijon prej më shumë se dy orësh, ndërsa ende nuk ka një njoftim nga qendra e Facebook për kohëzgjatjen e problemit.



What’sApp dhe Messenger jashtë funksionit 

Në What’sApp për momentin është e pamundur të dërgosh apo të marrësh foto, video dhe mesazhe me zë. I njëjti problem ekziston edhe me messenger-in, ndërsa postimi i fotove në profilin e Facebook është i pamundur. Së fundi, edhe Instagrami ka ndaluar së punuari, me fotografitë që nuk ngarkohen si dhe as nuk bëhen përditësime.


Etiketa: , , ,

Pas