Sociale

Probleme në qarkullimin në disa akse rrugore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:23 - 12/01/19 |
mapo.al

Reshjet e dëborës e kanë ulur intensitetin, çka ka ndikuar në përmirësimin e situatës në disa rrugë të vendit.






Megjithatë, në disa akse mjetet lëvizin vetëm me zinxhirë, si pasojë e dëborës apo ngricave të shkaktuara nga ulja e mëtejshme e temperaturave gjatë mbrëmjes.


Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve kanë punuar për pastrimin e tyre dhe shpërndarjen e kripës në të gjitha zonat problematike.





Në Kukës, vështirësi ka aksi Kukës-Bushtricë, e po ashtu Domaj-Draj-Rec.



Në Dibër po punohet për hedhjen e kripës, ndërkohë që kalimi bëhet me zinxhirë ne segmentet Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi dhe Bulqizë-Fushë Bulqizë.


Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, deklaroi nga Dibra se ministria po monitoron të gjitha akset rrugore në qarqet e prekura nga moti i keq e në veçanti punën që kompanitë e kontraktuara  për mirëmbajtjen e këtyre akseve.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas