Gazi lotsjellës i përdorur nga Policia e Shtetit kundër protestuesve ka zbrazur brenda pak minutash të gjithë zonën para godinës së këtij institucioni. Ndërkohë një pjesë e mirë e protestuesve kanë shfaqur probleme të theksuara nga gazi lotsjellës.
Në pamjet e kapura nga momenti i parë kur është hedhur gaz lotsjellës ndaj vijës së pare të protestuesve që po përdorinin dhunë, është fiksuar edhe portreti i ish-kryeministrit Berisha.
Lideri historik i PD mbahej nga 2-3 persona, ndërsa dukej që kishte probleme të theksuara me frymëmarrjen.
Edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është larguar në kohë një kapsolle me gaz lotsjellës të hedhur nga policia.
Në vijën e parë të protestuesve veç Berishës ishin edhe Lulzim Basha, Flamur Noka, Gazmed Bardhi, Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu.