Aktualitet

“Problemet psikologjike dhe prona”/ Detaje nga vrasja e pesfishtë në Gjilan, çfarë thonë të afërmit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:02 - 19/02/20 |
mapo.al

Zbardhen detaje të reja nga masakra e pesfishtë në Gjilan një ditë më parë. Punonjësja e policisë Valdete Bllaca, qëlloi me pistoletë duke vrarë babain, Zeqir Bllacën, 70 vjeç, nënën Hanife, 66 vjeç dhe dy vëllezërit Blerim dhe Fisnik Bllaca, 43 vjeç dhe 34 vjeç, e më pas vrau veten.


Gjithçka ndodhi brenda vilës 3-katëshe. Deri më tani, grupi hetimor ka dyshime se shkak i ngjarjes janë bërë problemet psikologjike që ka shfaqur 45-vjeçarja, si dhe një konflikt i mundshëm për një pronë, konkretisht shtëpinë e familjes.


Mësohet se Valdete Bllaca punonte prej 18 vitesh në Policinë e Kosovës, dhe 3 vitet e fundit ishte transferuar nga Prishtina në postën e Policisë së Gjilanit, për shkak të problemeve me shëndetin mendor. Kështu, nga një punonjëse me uniformë, Valdetja ishte emëruar punonjëse civile në zyrat e postës së Policisë së Gjilan.


Ndonëse i ishte hequr uniforma, në kundërshtim me ligjin, 45-vjeçarja mbante ende armën e shërbimit, me të cilën kreu dhe aktin ekstrem, duke ekzekutuar ata që i dhanë jetën dhe vëllezërit e saj si dhe më pas kreu vetëvrasje.


Lidhur me këtë ngjarje të përmasave tragjike, janë pezulluar nga detyra 4 punonjës të Postës së Policisë së Gjilanit, përfshi këtu dhe komandantin e saj. Sipas raportimeve, përgjatë këtyre viteve Valdete Bllaca kishte shfaqur probleme me sjelljen me kolegët, si dhe me qytetarët që merrnin në këtë postë shërbim, por asgjë nuk ishte dokumentuar, që mund të çonte dhe në parandalimin e kësaj ngjarje.

45-vjeçarja jetonte bashkë e prindërit dhe dy vëllezërit e saj beqar në të njëjtën shtëpi, ndërsa e vetmja që punonte ishte ajo. Bruime për BË, pohojnë se shkak mund të jetë bërë dhe një konflikt pronësie, pasi, pas shtëpisë ku jetonte familja Bllaca, ata kishin dhe banesën e vjetër. Eportohet se kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë njoftuar policinë, ndërsa kur kanë shkuar në banesë janë përballur me pamjet e tmerrshme.

Të gjithë të shtrirë përtokë të pajetë, ndërsa Valdetja pak metra më tutje e vrarë dhe me armën e krimit në dorë. Aktualisht trupat e 5 anëtarëve të kësaj familje janë në morgun e Gjilanit, ku i janë nënshtruar dhe ekspertizës mjeko-ligjore. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po hetohet në lidhje me zbardhjen e saj.

Çfarë thonë të afërmit?
Teksa tregon për të afërmit e tij, Besnik Bllaca nuk i mban dot lotët dhe shpesh herë bën pauza për të rimarrë veten e për të treguar detaje për tragjedinë e djeshme në Kosovë, ku u shua një familje e tërë, në rrethana dhe për arsye ende të paqarta.

Besniku është nipi i kryefamiljarit, djali i vëllait të Zeqir Bllacës dhe në një lidhje ‘skype’ në emisionin “Me zemër të hapur” tha se nuk e di akoma se përse erdhi kjo ngjarje e rëndë dhe se kishte marrëdhënie të afërta me Valdeten dhe vëllezërit e saj.

Valdete Bllaca vrau në banesën e familjes së saj nënën Hanife, babain Zeqir, dy vëllezërit Blerim e Fisnik e më pas qëlloi veten. Mediat kosovare raportuan, se Valdete Bllaca kishte probleme psikike dhe ishte kërkuar që të ulej në grada. Por Besniku tha se familja gëzonte emër të mirë në Gjilan.

“Shumë e rëndë për ne si familje kjo që ka ndodhur. Të humbësh 5 pjesëtarë të familjes është shumë e rëndë. Isha në punë në shtëpi dhe përmes internetit e mësova këtë krim të rëndë e menjëherë u ktheva. Deri sa kam ardhur akoma nuk më besohej që nuk ishin gjallë.

Është shumë i rëndë ky rast dhe jemi të shokuar. Më dukej si ëndërr sepse të gjithë anëtarët kanë qenë të sjellshëm, të urtë, punëtorë. Realisht nuk kemi asnjë informatë pse ka ndodhur, si ka ndodhur, në çfarë rrethanash. Policia po heton. Xhaxhai dhe gruaja kanë qenë pensionistë.

Valdetja kishte 18 vite në policinë e Kosovës. jemi takuar shpesh, kemi pirë kafe, nuk ka shfaqur asnjë shenjë agresioni. Po bëhen shumë spekulime. Kisha dashur shumë që mediat të mos spekulojnë pasi dhe për ne nuk është e lehtë kjo që ka ndodhur. Dyshimet e para janë që Valdetja i ka vrarë por ka edhe spekulime të tjera.

Valdetja ishte 45 vjeçe, beqare, jetonte me prindërit dhe dy vëllezërit. Blerimi ka qenë 43 vjeç, ishte i papunë. Fisniku ishte 34 vjeç, moshatar me mua, një djalë që e ka dashur shumë vendin tonë, shtetin tonë por nuk ka arritur të fitonte një vend pune. Sipas disa informacioneve, kohët e fundit punonte si kamerier edhe pse i ka kryer dy fakultete”, deklaroi Besniku.

Ai tregoi më tej se kishte konkurruar bashkë me Fisnikun për të hyrë në polici por nuk ishin pranuar.

“Njërin fakultet e ka bërë për kriminalistikë. Kishte shfaqur zhgënjim por jo indinjatë. Para 7-8 vitesh kemi konkurruar bashkë për t’u futur në Policinë e Kosovës por asnjëri nuk kemi arritur të futemi. Me Valdeten kemi udhëtuar shpesh nga Prishtina bashkë. Nuk është ankuar kurrë. Me Fisin shpesh kemi pirë kafe, Blerimin e kam takuar më rrallë.

Me Valdeten ka 1 muaj e gjysmë 2 që nuk jemi takuar. Nuk më kujtohet të ketë shfaqur ndonjëherë shenja për atë çfarë ka ndodhur. Martesën e kemi diskutuar shpesh, meqë dhe unë dhe ajo ishim beqarë, e thoshte si ngelëm pa martuar, me shaka kështu” – shprehet i afërmi i viktimave.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas