Kandidati për postin e kryetarit të PD, Fatbardh Kadilli, pak para se të niste mbledhja e antarëve të kryesisë në selinë blu, u ndal në një prononcim për mediat.
Ai tha, se është i vendosur për ta çuar deri në fund kërkesën e tij, për dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit aktual të PD Lulzim Basha, duke thënë se kësaj partie i duhet një frymë e re, për të përmbyllur një cikël, sipas tij, zhgënjyes.
“Jam sot për ti kërkuar dorëheqjen e parevokueshme Lulzim Bashës sepse nuk është zgjidhje për PD, është problemi i PD. Sot përmbyllet një periudhë zhgënjyese për PD dhe po sot fillon një periudhë shprese. Jam i angazhuar për ta çuar përpara këtë projekt, për një PD të pastër.
Jam këtu për t’i shërbyer PD, sipërmarrja është e vështirë, por përkrahja e demokratëve më bën të sigurt për të krijuar një PD të re, të pastër,”-u shpreh Kadilli.