Wednesday, December 6, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Procedim penal kundër Presidentit të FIFA-s

by mapo.al
31/07/2020
in Aktualitet, Bota, Sport
0

Prokuroria zvicerane ka filluar një procedim penal kundër Presidentit të FIFA-s. Fjala është për takime sekrete midis Gianni Infantinos dhe drejtuesit të Prokurorisë Federale të Zvicrës, Michael Lauber.

Siç raportohet nga autoriteti mbikëqyrës i Prokurorisë Federale në Bernë, bashkë me Infantinon akuzohet edhe një prokuror i lartë, i cili po ashtu thuhet se ka qenë i pranishëm në takime. Një vit pas rizgjedhjes së tij si Presidentit të FIFA-s, Infantino i duhet ende të japë shpjegime.



Tre takimet e pa protokolluara janë zhvilluar në vitin 2016 dhe 2017, kur prokuroria zvicerane po hetonte ndaj FIFA-s për korrupsion. Hetimi përfshin ndër të tjera edhe vendimin për zhvillimin e Kampionatit Botëror 2018 në Rusi dhe atë 2022 në Katar. Takimet thuhet, se janë zhvilluar me kërkesë të Infantinos.

Në fillim të qershorit Federata Botërore e Futbollit i hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër presidentit 50-vjeçar të FIFA-a. Infantino “me siguri nuk ka bërë asgjë të gabuar duke takuar zotin Lauber. Nuk është vepër penale të takosh Prokurorin Federal dhe takime të tilla nuk janë gjë e jashtäzakonshme. Gianni Infantino donte t’u ofronte autoriteteve zvicerane çdo lloj mbështetje,” u tha në atë kohë.

Edhe kryeprokurori Lauber nën presion

Procedime penale do të hapen edhe për Michael Lauber. 54-vjeçari është ende në detyrë deri në fund të janarit 2021 dhe për këtë arsye gëzon imunitet nga ndjekja penale. Për këtë arsye prokurori i posaçëm i caktuar për këtë çështje i kërkoi parlamentit t’i heqë kryeprokurorit Laubner imunitetin.

“Prokurori i posaçëm ka arritur në përfundimin se ka shenja për veprime të dënueshme në lidhje me takimet midis Prokurorit Federal Michael Lauber, Presidentit të FIFA-s dhe Prokurorit të Lartë të kantonit Valis”, tha autoriteti mbikëqyrës. Bëhet fjalë për shpërdorim detyre, shkelje të sekretit zyrtar, favorizim dhe nxitje për këto vepra penale. Lauberi dha dorëheqjen pasi autoriteti rregullator e kishte qortuar për shkak të takimit dhe e akuzoi atë për shkelje në detyrë dhe deklarata të rreme. Ai i hodhi poshtë akuzat./DW/

Tags: FIFAPresidentitprocedim penal

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Nga mbyllja e gojës së medias te shkatërrimi i Teatrit/ La Repubblica: Rama artist i pushtetit

Nga mbyllja e gojës së medias te shkatërrimi i Teatrit/ La Repubblica: Rama artist i pushtetit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In