Procedimi i Maznikut, është procedim i Rilindjes

Nga Mapo.al

Është në të vërtetë procedim i Rilindjes, sepse Mazniku është përfaqësuesi “par excellance”, i grupimit dhe mënyrës së qeverisjes në këto vite. Ai nuk vjen nga radhët e Partisë Socialiste, dhe ka arritur majat pa asnjë kontribut politik, por thjesht si katapultim për shkak se është gjendur në segmentin e duhur të lidhjeve. Pranë Veliajt, pranë Ramës.



Është konsideruar si gjeniu i Mjaftit, motorri i ideve, dhe ky lloj marketingu që bënin ata mes vedi, mjaftoi për Maznikun që ai të bëhej herë pjesë e rëndësishme e qeverisë, herë numri dy i bashkisë më të madhe në vend, e kushedi në sa borde është anëtar, apo pjesë e grupeve të punës.

Në këtë kuptim, për mënyrën si funksionon qeveria, dhe se nga kush përbëhet, simbolikisht, nëse Mazniku përfundon në derën e prokurorisë, është vetë “rilindja” nën hetim, pasi ai më mirë se kushdo e përfaqëson.

Mazniku në vetvete, nuk ka lënë shije të keqe në publik, ai shpesh ka dalë në media në përpjekje për të korrigjuar arrogancën e shefit të tij, ka amortizuar konfliktet e debatet e forta që Veliaj krijon.

E megjithatë, gjasat janë që ai të merret nën hetim, me lëvizjen që ka bërë dje në darkë Prokuroria e Përgjithshme.

Duhet pritur se çfarë do të bëjë drejtësia. Sepse nëse ekziston një ligj për konfliktin e interesit, ai është shkelur me dy këmbët, pasi vetë Bashkia e pranoi se akomodimin e famshëm të Barcelonës, e ka mbuluar kontraktori më i madh i saj në punët publike.

Po ndërsa besimi se drejtësia mund të veprojë, është i ulët në publik, çka bie në sy, është lehtësia e papërballueshme me të cilën është kryer kjo proçkë. Dhe lehtësia kaq e papërballueshme e një zyrtari tipik të rilindjes për të përfituar nga posti, një luks fare të padomosdoshëm. Një zyrtar i atij niveli dhe çdo niveli, dhe një njeri normal, mund të flejë fare mirë dhe në një hotel 90 euro nata. Është e parrokshme nga mendja, për çfarë arsye, për ç’ambicie, për ç’trill, kërkon të bëjë gjumë 10 herë më të shtrenjtë, pra 900 euro nata?

Është ky vanitet që e bëri këtë çështje të madhe në publik, që kapi titujt e medias.

Dhe kush e përfytyronte që dhe një djalë në dukje modest si ai, qenka kapluar kaq fort nga gara e luksit qeveritar, sa vendosi me thënë të drejtën, një gur kilometrik në këtë lëmë, duke shtrirë kockat dy net, mbi një faturë të çmendur, prej 1812 euro.

Po pyetja është.

Cili rilindas i rëndësishëm, nuk e ka bërë këtë?

Ç’ka bërë Mazniku, që shokët e tij nuk e kanë bërë?

Cili ministër, cili drejtor i rëndësishëm, cili shef i madh, nuk e ka patur hotelin e lloj-lloj salltanetesh të mbuluara nga miqtë, biznesmenët, të cilëve u kanë siguruar tendera e kontrata.

Duke nisur ndoshta nga shefi i Maznikut, e deri tek shefi i madh.

Nëse do të ketë një hetim serioz, dhe nëse duan vërtetë të zbatojnë ligjin e të mos lejojnë këtë lloj korrupsioni e konflikti interesi, prokuroria lehtësisht mund të gjejë dhjetëra raste.

Mazniku thjesht u dogj nga makuti, dhe nga fakti se prej pushtetit të madh, vjen një moment që deliri shkon deri në atë pikë, sa mendojnë se janë të paprekshëm. Siç edhe janë në fakt, të paktën deri tani. Ky rast, thjesht tregoi edhe një herë se organi më i madh i drejtësisë në vend, dhe i vetmi ndoshta garant për disa çështje është media on line.

Prokuroria ka kohë që është aty, dhe raportet Fusha-Veliaj s’kanë qenë aspak të fshehta, por në sytë e krejt botës. Vetëm se u desh një portal i njohur, e më pas opozita dhe shumë media on line, për ta bërë të lëvizë organin e akuzës.

 

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252