Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe ankesave në Policinë e Shtetit ka ndërmarrë një aksion kundër organizimit të lojërave të fatit në Korçë.
Për rrjedhojë, është arrestuar një person, janë shpallur në kërkim 4 të tjerë, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë tre punonjës policie.
Punonjësit e policisë me pozicion Ndihmës Specialist të Policimit, janë proceduar penalisht për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në lidhje me një lejimin e një bar kafeje për ushtrimin e lojërave të fatit.
Pas kontrollove të kryera, policia mundi të sekuestrojë një sasi vlere monetare, njësi kompjuterike, televizorë dhe pajisje të tjera për ushtrimin e veprimtarisë të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Gjatë operacionit u arrestua një person dhe
Punonjësit e policisë që u proceduan penalisht:
– S.H., 63 vjeç, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Devoll;
– P.A., 62 vjeç, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Korçë, Bashkia Pustec;
– A.P., 61 vjeç, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Korçë.