Fran Frrokaj, kryetari i Bashkisë Lezhë, është proceduar nga policia e këtij qyteti. Ai akuzohet për “Pengim i subjekteve zgjedhore”. Policia ka vendosur ta procedojë në gjendje të lirë Fran Frrokajn dhe nuk ka kërkuar masë arresti ndaj tij. Fran Frrokaj ka thënë në një emsion televiziv se do pengojë zhvillimin e zgjedhjeve.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Lezhë kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, 54 vjeç.
Gjatë një emisioni televiziv ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”.
Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, shtetasit:
– A.K., 34 vjeç, banues në Mirditë;
– Gj.P., 28 vjeç, banues në Mirditë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë”, thotë Policia e Lezhës.
Vijon…