Aktualitet

Procesi gjyqësor i Skënderbeut, ja vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:54 - 12/08/20 |
mapo.al

Një lajm jo i mirë vjen për klubin e Skënderbeut të Korçës.


Klubi shqiptar ka bërë të ditur me një mesazh në faqen e klubit në Facebook se Gjykata Federale Zvicerane ka lënë në fuqi vendimin e CAS-it për përjashtimin e bardhekuqve për 10 vite nga kompeticionet europiane (2 kanë kaluar).


Pavarësisht nga kjo, klubi ka bërë të ditur se nuk do të dorëzohet dhe se ” po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut”.


Statusi i klubit të Skenderbeut: 


Sot, më datë 12 Gusht 2020, KF Skënderbeu-t ju bë me dije Vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane në lidhje me rekursin e kryer ndaj Vendimit të CAS-it datë 12 Korrik 2019.


Pavarësisht argumenteve të pakundërshtueshme të paraqitura në proçes, trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimarrje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të CAS-it.

Në momentin aktual, KF Skënderbeu po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cënon rëndë parimet e të drejtës për një proçes të rregullt ligjor. Për këtë, informacione të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e vendimit në fjale do të bëhen publike, pasi të jenë kryer të gjitha vlerësimet e rastit.

Pavarësisht efekteve tejet të rënda që ky vendim ka, KF Skënderbeu do të vezhdojë rrugën e tij drejt arritjes sërish të sukseseve historike të mëparshme, të cilat ende sot shërbejnë si model e frymëzim për futbollin Shqipëtar. Puna vazhdon!


Etiketa: , ,

Pas