Aktualitet

ProCredit Bank hap Agjencinë e saj të re dhe Zonën 24/7 në qytetin e Durrësit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:47 - 08/01/20 |
mapo.al

ProCredit Bank vjen me një Agjenci të re në qytetin e Durrësit. Ambiente moderne, shërbim 24/7 dhe staf i specializuar në këshillim bankar e financiar, do të përmbushin më së miri nevojat e klientëve të qytetit të Durrësit dhe atyre përreth.


Pranë kësaj agjencie klientët e ProCredit Bank do të mund të këshillohen nga staf të specializuar, si dhe pranë ambienteve të Zonës 24/7 atyre u mundësohet përdorim i shërbime bankare 24 orë, gjatë 7 ditëve të javës. Çdo individ mund të plotësojë një gamë të gjerë nevojash nëpërmjet përdorimit të ATM-ve, si depozitime dhe tërheqje në limite të larta në lek dhe euro (deri në 1 milion lek në ditë/ekuivalenti në euro).



Gjithashtu ata mund të kryejnë shumë shpejt transaksione si, pagesa, transferta, hapje depozitash, menaxhim kursimesh etj., pa u limituar nga orari dhe pa asnjë kosto shtesë. Gjithashtu për klientë biznesi ofrohet edhe shërbimi i depozitimit përmes pajisjes Drop-Box.


“Urojmë që kjo Agjenci e re të sjellë zhvillim pozitiv për qytetin e Durrësit dhe klientët tanë që jetojnë apo zhvillojnë aktivitetin e tyre këtu. Hapja e kësaj Agjencie është në kuadër të strategjisë sonë për të modernizuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet tona bankare, si dhe ambientet nëpërmjet të cilave u shërbejmë klientëve tanë. Gjatë vitit 2020 banka ProCredit do vazhdojë të jetë e fokusuar në avancimin e shërbimeve dixhitale dhe forcimin e pozitës në treg, në funksion zhvillimit të marrëdhënieve, si me klientë Individë, ashtu edhe me biznese SME” – thekson Z. AGAN AZEMI, Anëtar i Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank.

ProCredit Bank është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit. Ajo është e vetmja bankë me 100 % kapital gjerman në Shqipëri. Aksionari i vetëm është ProCredit Holding, me qendër në Frankfurt, Gjermani.

Mbikëqyret nga autoritete të lata të supervizimit gjerman, Bundesbank dhe BaFin që sigurojnë besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e kësaj banke.

<
>
web (4) web (1) web (2) web (3)



CLOSE
CLOSE
Pas