Galeri

ProCredit Bank sh.a.: Ftesë për Ofertë






               Publikuar në : 14:24 - 03/09/19 |
mapo.al


FTESË PËR OFERTË

I nderuar Partner,

E themeluar në vitin 1995, ne jemi pjesë e grupit ndërkombëtar ProCredit. Ne jemi të mbikqyrur nga autoritete të larta të supervizimit gjerman, Bundesbank dhe BaFin që sigurojnë besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë tonë.

Qëndrueshmëria dhe besueshmëria jonë, garantohet gjithashtu nga aksionerët tanë. Ne jemi një bankë me një kapital 100 % gjerman dhe aksioneri ynë i vetëm është ProCredit Holding, me qendër në Frankfurt, Gjermani, i cili ofron drejtim strategjik për grupin e bankave ProCredit.

ProCredit Bank ka shpallur tender me objekt :

Blerje pajisje IT për nevoja të ProCredit Bank sh.a. 

Ftesa për Ofertë është publikuar në website-in e ProCredit Bank www.procreditbank.com.al

Ftohen të gjitha shoqëritë e interesuara  të marrin pjesë në këtë tender. Afati përfundimtar i dorëzimit të ofertës është data 18.09.2019. Ofertat duhet të dorëzohen pranë recepsionit të Drejtorisë Qëndrore të PCB-së në adresën postare si më poshte:

Drejtoria Qendrore e ProCredit Bank sh.a.

Adesa: Rruga Dritan Hoxha,

Tiranë

 

 



Pas