FTESË PËR PROPOZIM
I nderuar Partner,
E themeluar në vitin 1995, ne jemi pjesë e grupit ndërkombëtar ProCredit. Ne jemi të mbikqyrur nga autoritete të larta të supervizimit gjerman, Bundesbank dhe BaFin, që sigurojnë besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë tonë.
Qëndrueshmëria dhe besueshmëria jonë, garantohet gjithashtu nga aksionerët tanë. Ne jemi një bankë me një kapital 100 % gjerman dhe aksioneri ynë i vetëm është ProCredit Holding, me qendër në Frankfurt, Gjermani, i cili ofron drejtim strategjik për grupin e bankave ProCredit.
ProCredit Bank ka shpallur tender me objekt :
Zhvillim dhe mirëmbajtje të një faqe të re WEB-i për ProCredit Bank sh.a
Ftesa për Propozim është publikuar në website-in e ProCredit Bank www.procreditbank.com.al :
https://www.procreditbank.com.al/sq/ftese-per-tender/639
Ftohen të gjitha shoqëritë e interesuara të marrin pjesë në këtë tender. Afati përfundimtar i dorëzimit të ofertës është data 15.03.2019. Ofertat duhet të dorezohen pranë recepsionit të Drejtorisë Qëndrore të PCB-së në adresën postare si më poshte:
Drejtoria Qendrore e ProCredit Bank sh.a.
Adesa: Rruga Dritan Hoxha,
Tiranë