Aktualitet

Prodhim, shitje dhe kultivim droge – OFL i vihet pas katër të dënuarve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:16 - 27/10/20 |
mapo.al

Operacioni Forca e Ligjit shënjestron katër të dënuar në vend për prodhim, shitje dhe kultivim narkotikësh.



MAPO mëson se bëhet fjalë për Niko Qëndri, banues në Përmet; Çimi (Ndriçim) Ibrahimibanues në Gjirokastër; Avdul Avduli,banues në Gjirokastër; Ermal Ndreubanues në Gjirokastër.


Atyre u kërkohet brenda 48 orëve vetëdeklarimi për burimet e pasurisë. Përgjigjet e marra  me shkrim do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.



Njoftimi i OFL-së:


OFL, 27 tetor


Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

N. Q., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Ç. (N.) I., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

A. A., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;

E. N., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Etiketa: ,

Pas