‘Prodhuar me forcat tona’, rimorkiot shqiptare të tonazhit të rëndë

“Një udhëtim i vështirë” ka qenë një film i Kinostudios “Shpëria e Re”, i vitit 1977, që i kushtohet pikërisht faktit të prodhimit “me forcat tona” të disa lloje rimorkiosh për transportimin e peshave të tonazhit të rëndë, rimorkio që mund të konsiderohen si “Made in Albania”.

Në subjektin e filmit janë Miti dhe Sokoli, përkatësisëht një shofer i vjetër dhe me përvojë dhe një shofer i ri, që bëjnë gjithë përpjeket për të transportuar në rrugë të vështira që nga Porti Detar i Durrësit deri në një uzinë të rëndësishme, një kullë të lartë metalike të tonazhit të rëndë, që deri në atë kohë nuk e kishte marrë asnjë tjetër përsipër.



Nëpërmjet dy kamionëve tip “Skoda” dhe disa rimorkiove të posaçme të prodhuara në vend për pasha të tonazhit të lartë, shoferët e guximshëm, bëjnë një “aventurë” rrugore për të çuar në destinacion ngarkesën e rëndësishme.

Revista “Ndërtuesi” e viteve 1968-70 na përshkruan dy tipa rimorkiosh për pesha të rënda, të realizuara nga N.SH.SH.M.N. e Durrësit, përkatësit 16 dhe 40 ton.

Gjatë një ekspozite ushtarake të vitit 2010, njëri nga tanket u transportua pikërisht me rimorkion Nr. 04714 të tërhequr nga “Tatra 813”, që pavarësisht ndryshkut, mund të lexohet “Durrësi”, e shkruar me gërma korsive.

Ngjashmëria është e plotë, por kjo e tankut ka rrota edhe në qendër dhe duhet ditur se tanku “T-59” i kompletuar për luftim peshon 36 ton.

“Kam parë disa të tilla (nuk e di sa kanë mbetur tani), por kjo me numër 0714, e ka këtë emërtim. Shpresoj që kjo të jetë lënë diku, por është frika që me t’i lexuar këto rreshta ndonjë shkatërrimtar, do të nxitojë ta presë për skrap, për t’i zhdukur gjurmët”,- thuhet nga autori i fotove për “Albanian-Transport”.

Megjithatë, nderim për projektuesit dhe prodhuesit durrsakë që bënë të mundur realizimin “me forcat e tyre” të këtyre mjeteve teknike për transport peshash të rënda në një kohë që makineritë dhe mjetet teknologjike ishin të pakta.

Bashkë me fotot që i përkasin rimorkiove të dikurshme dhe disa fotove nga filmi “Një udhëtim i vështirë”, “Mapo.al” sjell edhe një fotogaleri edhe me rimorkio te peshave të rënda të kohëve të sotme. Krahasimin bëjeni vetë…/Përgatiti: E. Koçi/Mapo.al/Fotot: “Albanian-Transport”/


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252