Disa nga bandat më të rrezikshme shqiptare në Milano, mendohet se janë shkatërruar nga policia italiane. Bëhet fjalë për disa shqiptarë që kontrollonin trafikun e kokainës në Lenjano.
Në operacionin e koduar ‘Boxes’ u arrestuan 25 persona dhe u sekuestruan 400 mijë euro dhe 11 kilogram kokainë e pastër që ishin gati për t’u hedhur në treg. Në videon e publikuar nga karabinerët në Milano, dallohet se si shqiptarët bënin shitjen e kokainës dhe momenti i arrestimit të tyre.
Disa nga krerët e grupeve të arrestuar në Lenjano, mbanin pseudonime ‘Profesori’, ‘D’Artanjan’, ‘Mulo’, ‘Kojak’ dhe ‘Gjigandi’. Hetimet për këto grupe filluan midis 6-7 majit, ku fillimisht u arrestuan 15 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.