Aktualitet

Profil/ “Doktori-yll televiziv” që po mërzit Trumpin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:00 - 26/03/20 |
mapo.al

Në debatin përfundimtar të fushatës presidenciale të vitit 1988, mes George Bushit të Vjetër dhe Michael Dukakis, atyre iu kërkua të identifikonin amerikanët që mund të frymëzonin të rinjtë. Bush u përgjigj: “Unë mendoj për Dr. Fauci. Ju ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë për të. Ai është një studiues shumë i mirë, mjek, drejtues i lartë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, që është duke punuar shumë për të bërë diçka në lidhje me hulumtimin mbi sëmundjen e AIDS.”


Sot, pas 32 vjetësh, Anthony Fauci, është 79 vjeç dhe është ende në punë. Por ajo që mendon presidenti i tanishëm republikan për të është mjaft më e paqartë. Të dy shtatëdhjetëvjecarët janë rritur në New York City. Dr Fauci, nip emigrantësh italianë e ka nisur me receta për farmacinë e të atit të tij në Brooklyn. Ai ndan një mënyrë të përafërt komunikimi me Presidentin Trump, por ka folur për vendosmërinë e tij për të mos “ndezur” përplasje me njohuritë shkencore.


Ai duket se e shijon vëmendjen e mediave pothuajse aq sa Z. Trump. Është shfaqur në të gjithë emisionet e mëdha të së dielës gjatë kohëve të fundit. Kur zoti Trump iu referua Dr. Faucit në një nga konferencat e përditshme si një “yll kryesor i televizionit” nuk qe e qartë nëse komenti ishte motivuar nga admirimi apo nga xhelozia.



Por ato intervista, të cilat shiheshin nga Shtëpia e Bardhë si një mënyrë e përdorimit të një të dërguari jo-partizan për të folur për seriozitetin e virusit, tani po bëhen shkak i një ndarje mes dy burrave. Të hënën, Dr Fauci mungoi në podiumin e dhomës së konferencave të Shtëpisë së Bardhë, pas një interviste veçanërisht të drejtpërdrejtë me revistën “Science” në të cilën ai tha se nuk mund të bënte më shumë për ta ndaluar presidentin së thëni gjëra të pavërteta në lidhje me virusin.


“Unë nuk mund të kërcej para mikrofonit dhe tia heq atë,”- ka thënë ai. “Por do ta provojmë dhe ta korrigjojmë për herën tjetër“. Megjithatë ai ishte përsëri në krah të zotit Trump, një natë më vonë. Kjo nuk është kriza e parë e Dr. Faucit kur bëhet fjalë për shëndetin publik: kur i ishte besuar të bindë Presidentin Reagan të marrë seriozisht virusin HIV, ai e përshkroi veten si “ujku i vetmuar” dhe tha në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Kjo është diçka e madhe. Duhet të ndërhyjmë patjetër.”


Nga ajo kohë ai ka drejtuar reagimin e SHBA ndaj Sars, gripit të derrit dhe ebolas, duke u bërë një nga zyrtarët më të mirë të paguar të qeverisë amerikane, me një pagë mbi 400 mijë dollarë në vit. I martuar me tre vajza të rritura, ai është në një moshë që ka rrezik të lartë nga virusi. Pavarësisht kësaj, ai punon 20-orë në ditë dhe bën tre milje ecje pas drekës. “Ndonjëherë me të vërtetë nuk duhen marrë parasyshë disa rreziqe për veten,” thotë ai. /The Time

/Përgatiti: Mapo.al/

Anthony Fauci


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas