Tuesday, October 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

PROFIL/ Edi Reja, për një mandat të dytë në krye të Shqipërisë

by mapo.al
23/11/2019
in Aktualitet, Kryesore, Personazh, Sport
0

Pas portretit prej një studiuesi që kalon orë të gjata nëpër biblioteka, me sy të gjallë poshtë syzeve si të bardha, fshihet një 74-vjeçar energjik, madje sanguin. Edi Reja, mori këto ditë besimin për ta drejtuar sërish kombëtaren shqiptare. Me gjithë problemet në ndeshjet për kualifikimin në Europianin e 2020, kombëtarja jonë nën drejtimin e teknikut italian nxori disa shkëndija me të vërtetë premtuese.

Dhe bëri futboll të mirë në disa ndeshje. Ekipi dukej kompakt dhe loja si ajo me Islandën, tregoi se djemtë ishin nxitur e organizuar për të dhënë maksimumin. Me sa duket është kjo arsyeja që Edi Rejas iu dha më shumë kohë për ta rritur më tej kombëtaren tonë.



Ndryshimi i gjeneratave nuk po shkon ashtu siç parashikohej te kombëtarja shqiptare e futbollit. Pas ecurisë plot sukses nën drejtimin e Gianni de Biassi, ku kulmoi me atë paraqitje tepër pozitive në Europianin francez në vitin 2016, në Federatën Shqiptare të Futbollit menduan për një revolucion të vërtetë. Christian Panucci ishte emri i zgjedhur. Përveçse famës në mediat përtej Adriatikut, ish-romanisti nuk solli ndonjë ndryshim, madje solli krisje.


Edi Reja gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë 0:2

Më e njohura është ajo me Ermir Lenjanin. Përplasjet me Panuccin pasuan një vendim ekstrem nga ana e mbrojtësit. Lenjani njoftoi se nuk do të vishej kuqezi për sa kohë që Panucci ishte aty. Në ndihmë i erdhi edhe FSHF. Dështimi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve lëkundi pozitat e Kampionit të Botës, në krye të kuqezinjve. Lëkundje që u ndjenë fort pas mbrëmjes së 22 marsit, ku Turqia merr tre pikët në “Loro Boriçi” dhe Panucci “var” në krah valixhet për t’u kthyer andej nga erdhi. Lëvizje që ngjan me një lojë shahu. Ish-milanisti shkon në Romë dhe i kalon stafetën një tjetër emri të njohur atje.

Ndryshe nga Panucci, që shkroi historinë në fushë, ky e shkroi në pankina. Të gjithë e konsideronin si “plakushi”, por FSHF nuk mendoi kështu. Edoardo Reja ishte zgjedhja e kreut të futbollit shqiptar, Armand Duka. Një eksperiencë e re për të. Gjatë gjithë karrierës, 74-vjeçari kishte drejtuar klube të të gjitha kategorive të futbollit italian. Plot 22 ekipe, ku suksesi më i madh është fitimi në dy raste i Seria B. Napoli ishte skuadra që u besoi teknikave të Rejës, teksa parada e madhe e suksesit ishte Lazio.

Shumë punë, produktivitet dhe rezultate që konfirmuan bardhekaltërit si “mace të zezë” për këdo. Eksperienca që bindën FSHF që më 17 prill ta prezantonte para mediave shqiptare. Objektivi i vendosur nga Federata ishte ndryshimi i gjeneratave, gërshetuar me kualifikim në Euro 2020. Kokulur dhe i “turpshëm”, Reja mori përsipër përgjegjësitë, ndërsa bëri kërkesën e parë. Gjithçka kishte lidhje me mediat. Kërkesa e llogarisë dhe pritshmëria është e lartë në vendin tonë, që ishin mësuar ta shikonim kombëtaren në turne ndërkombëtarë.

Dhe Reja i trembej presionit. Për të njohur sa më mirë lojtarët, ai e grumbulloi ekipin në Durrës më 21 maj. Vetëm 8 lojtarë iu “përgjigjen” menjëherë thirrjes së tij, teksa pesë ditë më pas u kompletua grupi. Grumbullimi zyrtar ndodhi më 2 qershor në Frankfurt. Islanda na mposhti në takimin debutues të Rejës. Pavarësisht humbjes, italiani injektoi te kombëtarja shpirtin e munguar në kohën e Panuccit, ndërsa adaptoi taktikën 3-5-2. Skemë që dërgoi te goli në 13 raste e riktheu harmoninë në kombëtare dhe në shkallët e stadiumit.

Me një mesatare prej 37.5 % të fitoreve për ndeshje, Reja i bindi të gjithë. FSHF iu beson sërish aftësive të “plakushit”. Ende mungon zyrtarizimi, por një kontratë 4-vjeçare e pret në zyrat e FSHF. Stadiumi kombëtar është gati dhe bashkë me të edhe objektivat e rinj për Rejën. Përpara janë kualifikueset e Botërorit 2022 dhe Shqipëria dëshiron të jetë medoemos në Katar.

Kur pjesëmarrja në Europian ishte një ëndërr, përfytyroni se si do të ishte zbritja në fushë në një Botëror. Dështimi është një gjendje me të cilën jemi mësuar, por po ashtu dita e gjykimit për trajnerët. Dhe Reja e di mirë këtë gjë. Ai nuk është mësuar të shpërdorojë shpesh dhe të gjithë shpresojmë tek ai.
Na mbetet vetëm të presim.

Tags: edi rejaEuro 2020kombëtarja shqiptaretrajneri i Kombëtares Shqiptare

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Investimi për stabilitetin që prodhoi shumë kriza

Investimi për stabilitetin që prodhoi shumë kriza

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In