Sunday, June 4, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Profil/ I trajnuar nga FBI, kush është drejtori i ri i Policisë së Shtetit

by mapo.al
06/10/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Gledis Nano është nga sot Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në vend të Ardi Veliut i cili u shkarkua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa më pas ai njoftoi përmes një letre se kishte dhënë dorëheqjen.

Gazeta MAPO e paralajmëroi në 30 gusht emërimin e Gledis Nanos, një oficer karriere në Policinë e Shtetit prej më shumë se një dekade.



Gledis Nano ka mbajtur për një kohë të gjatë detyrën e drejtorit në Drejtorinë e Antiterrorit, në Policinë e Shtetit. Ai u emërua në këtë detyrë në 17 shkurt 2016, pas një pune të gjatë dhe eksperience 17-vjeçare si pjesë e Policisë së Shtetit.

Gjatë të gjithë karrierës Nano ka kryer detyra të ndryshme në polici ku ka pasur rezultate në zbulimin e ngjarjeve të rëndësishme.

Në vitin 2013 ka kryer hetimet e dosjes se “Imameve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithë rajonin.

Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit një muaj më parë të diplomatëve iranian nga Shqipëria.

Gjithashtu, Gledis Nano ka udhëhequr operacionin për të nxjerrë nga Kampi Al Hol në Siri, shtetasit shqiptarë që mbaheshin aty, mes të cilëve edhe Alvi Berishën. Ndërsa në gusht të këtij viti, Gledis Nano ishte sërish protagonist i riatdhesimit të grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi famëkeq.

I kontaktuar atëherë nga mediat ai ka deklaruar se do të shkonte sërish vetë personalisht për të kthyer në atdhe gratë dhe fëmijët.

“Nuk them dot një datë të saktë, por po punojmë seriozisht dhe jam gati te shkoj përsëri personalisht për t’i sjellë fëmijët dhe gratë në atdhe”.

Në muajin gusht të këtij viti, ai po ashtu u vlerësua edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim me një çmim për kontributin e tij.

Për vetë postin e rëndësishëm që ai mban në krye të Antiterrorit shqiptar, Gledis Nano është trajnuar gjatë të gjithë karrierës së tij nga agjencitë më prestigjioze ligjzbatuese perëndimore dhe në 2017-ën është diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI në Quantico Virginia.

Për vetë natyrën e punës sensitive që bën me ekipin e tij, Gledis Nano ka mbajtur një profil të ulët mediatik e publik.

Ai ka kaluar me sukses hallkat e Vettingut ku i është nënshtruar filtrave për pasurinë, kriterin moral dhe atë profesional, duke u konfirmuar në detyrë nga trupa e KPK.

LEXO EDHE: 

E paralajmëroi Mapo/ Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Tags: antiterroriGledis Nanopolicia e shtetit

JU SUGJEROJME

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
Next Post
Kriza energjitike, Ahmetaj: Do të mbrojmë qytetarët nga rritja e kostove

Kriza energjitike, Ahmetaj: Do të mbrojmë qytetarët nga rritja e kostove

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In