Kryesore

Profil/ Sebastiani i Madh








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:25 - 21/04/20 |
mapo.al

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz po kontrollon vendin e tij me dorë të fortë në përpjekje për të kaluar krizën e pandemisë. Ai është sot më i pëlqyer se kurrë nga votuesit – ndonëse popullariteti i tij u përkeqësua shumë pas infektimit me koronavirus në vendpushimin e skive në Tirol.


“Ngjallja pas Pashkëve”, të cilën e premtoi kancelari po funksionon pa probleme. Në Vjenë, aty ku jeton edhe Sebastian Kurz, tashmë është kthyer gjallëria në rrugë që nga mëngjesi. Për 29 ditë, Austria ishte e dënuar me lëvizje minimale si masë për të përballuar pandeminë e koronavirusit. Këtë javë Kurz tha se me “normalitetin e ri” do të fillojë rihapja e mijëra dyqaneve në kryeqytet. “Ne jemi në rrugën e duhur,” shpalli me krenari kreu i qeverisë. Motoja tani është: “Sa më shumë liri që të jetë e mundur, sa më shumë kufizime që të jenë të nevojshme”.


Në Kancelari, Kurz paraqitet me një pamje të kuruar. Ai është i njohur për zgjedhjen e fjalëve. Sondazhet tergojnë se kreu 33-vjeçar i qeverisë vazhdon të rritet në popullaritet: 73 përqind e të gjithë austriakëve, një shifër e paparë ndonjëherë, i shohin politikat e tij pozitivisht. Dhe e gjitha kjo kur për shkak të krizës së koronavirusit është e detyrueshme për të gjithë që të mbajnë maska në supermarket e në metro, dhe kur fundjavën e Pashhkëve pati mijëra gjoba për shkelje të rregullave të distancimit social. Nëse do të kishte zgjedhje të reja, konservatori i ÖVP mund të merrte 41 përqind të votave, gati katër pikë përqindje më shumë sesa mori në zgjedhjet e shtatorit. Para se Kurz të merrte karrigen në vitin 2017, në favor të tij ishte më pak se gjysma e këtyre mbështetësve. Kjo falë një njeriu të cilin gazeta “Bild” e merr rregullisht si shembull për konservatorët gjermanë (“Ne kemi nevojë për një udhëheqës të tillë”) dhe që “Neë York Times” e njohu si kryetar i qeverisë së “vendit të parë evropian” që po lehtëson masat kundër përhapjes së pandemisë. Duke folur për Spiegel Kurz thotë: “Ne kemi vepruar më herët se vendet e tjera dhe në mënyrë të qëndrueshme.” Në komunikim të ngushtë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe me ekspertët në Azi, kancelari thotë se ai ishte i përgatitur për katastrofën e parashikueshme: “Ne e dinim shumë herët ndaj qemë të parët që në mars që morëm masa drastike për të kontrolluar infeksionet. Kjo pati rëndësi thelbësore.”


Kurz-it nuk i pëlqen të përgjigjet nëse e pyet për vendpushimin e skive Ischgl në Tirol, nga ku virusi u përhap në Evropë pas 13 marsit. Kancelari nuk deshi të përgjigjet as për akuzën se gjithashtu autoritetet e Austrisë kanë përgjegjësi që virusi u përhap në të gjithë kontinentin.


Kreu i qeverisë preferon të bëjë krahasime me vendet në të cilat Austria performon dukshëm më mirë. Në rastin e krizës së refugjatëve, Kurz në mënyrë retrospektive pretendon se duke mbyllur rrugën e Ballkanit ishte ai që e kishte ndryshuar prirjen dhe jo Angela Merkel, me marrëveshjen e mëvonshme me Turqinë. Një interpretim që është i diskutueshëm.


Megjithatë Kurz e shikon vendin e tij si një rast model, nga i cili duhet të mësojnë të tjerët? “Ne reaguam shumë herët në krahasim me vendet e tjera evropiane,” thotë Kurz, “por për fat të keq, në fillim të krizës, disa vende anëtare lëshuan ndalime eksporti për materiale mjekësore, të cilat gjithashtu na vendosën në një pozitë të vështirë. Ne do të duhet të flasim për këtë pas krizës së koronës”. Gjermania dhe Franca ndaluan përkohësisht dërgimin e pajisjeve mbrojtëse mjekësore në Austri. Kjo përplasje me Berlinin dhe Parisin, të cilët nuk përmenden me emër, i shkon për shtat rritjes së imazhit të kancelarit.

Ekzistojnë arsye të ndryshme për popullaritetin e Kancelarit, thotë Peter Filzmaier, politologu kryesor i vendit: “Nga njëra anë, ekziston fenomeni që në SHBA quhet ‘mbledhja rreth flamurit’ – në një krize njerëzit shkojnë pas liderit; për më tepër, koalicioni i ÖVP me të Gjelbrit i mundëson Kurzit të anashkalojë polarizimin politik”, thotë Filzmaier. “Ai gjithashtu mbështet sovranitetin historikisht në rritje të austriakëve dhe kjo e ndihmon atë të qeverisë.”

Me mbështetjen e të paktën 59 punonjësve në Kancelari, të cilët kujdesen për komunikimin, Kurz arrin të përcaktojë ligjërimin mbarëkombëtar. “Përfshirja” dhe “formulimi” janë kryesore në modulet e tekstit, ku fjala “ne” luan një rol qendror si provë e një komuniteti të përbashkët”, thotë Filzmaier. Në të njëjtën kohë, Kurz e gjeti shpejt rrugën e tij nëpër “gjysëm të vërtetat”. Për shembull, ai e shpalli luftën kundër krizës si një “punë të shefit”, edhe pse Kancelari në Austri, ndryshe nga Gjermania, nuk ka autoritetin për të nxjerrë urdhëra.

“Austria ishte gjithmonë një hap para nesh kur erdhi në koronavirusi”, tha pa pendesë Angela Merkel kur Kancelari në Vjenë prezantoi oraret për një rifillim të butë. Zërat individualë në kabinetin e Merkel tingëllojnë më pak të qetë: austriaku ka rritur presionin në Gjermani. “Në lidhje me Italinë, Kurz reagoi herët ndaj krizës, kur ne nuk ende nuk e shihnim të domosdoshme,” thotë një anëtar i qeverisë gjermane: “Kurz është padyshim i zgjuar dhe i shkathët”. Kritikë që bëjnë thirrje për një diskutim më të kualifikuar të ligjeve lidhur me reagimin dhe urdhërat e dhënë për koronavirusin  ka të ngjarë të mos dëgjohen fare për argumentet “e ndjeshme juridike”. Masat e vendosura me procedurë urgjente nuk do të kishin vlerë nëse pritej Gjykata Kushtetuese për tu kontrolluar ligjshmërinë.

Me një ton të fortë dhe atëror, kreu i ri i qeverisë nxit tetë milion bashkëqytetarët e tij të ndjekin rregullat. Mund të bëjnë not vetëm gjatë verës dhe të uleni në lulishte e trotuare vetëm kur të kalojë situate, dëgjohet zëri prej tenori i kancelarit. Përndryshe “frena e urgjencës” do të tërhiqen.

Kurz, me një skenar të zgjedhur me kujdes i ka detyruar ndjekësit të shkojnë pas tij: Edhe pse askush nuk mund ta provojë ai paraqiste prova të rrezikut sipas të cilave deri në njëqind mijë austriakë mund të ishin viktima të pandemisë; atëherë ai thoshte se vendi po përjetonte “qetësinë para stuhisë”, dhe se në rastin më të keq ” të gjithë mund të kemi një të afërm viktimë të koronavirusit “. Dhe e keqja nuk mungoi: Ish-drejtuesi i shtypit I partisë së tij ÖVP vdiq të Premten e Mirë nga sëmundja që e mori gjatë pushimeve në resortin e skive në Ischgl.

Fat për të ishte edhe prishja e koalicionit me partinë e djathtë FPÖ, në maj 2019, e provokuar nga afera e Ibizas. Nëse shefi i FPÖ Herbert Kickl do të kishte qenë ende Ministër i Brendshëm, masat drastike që u imponuan në Austri do të kishin shkaktuar protesta masive. Ndërkohë zëvendës kancelari i të gjelbërve, Ëerner Kogler beson se qeveria ka “bërë gjëra të jashtëzakonshme” në luftën kundër virusit. Austria është “shembull ndërkombëtar”, shkruan “Standard”. Kancelari shijon lëvdatat dhe rrallë bën pushim. Ditën e parë të lehtësimit ai mbajti takime e konferenca nga ora tetë e gjysëm deri pak orë para mesnatës, radhazi me stafin e tij, me ministrat, me qeveritarët lokalë dhe me drejtuesit e grupit parlamentar. Pas një ndalese për katër javë, rregullimi i një vendi të tërë bëhet përmes telefonit dhe video konferencave. Është një përpjekje që edhe mund të dështojë.

Po me vetë kancelarin, Sebastian Kurz, çfarë ka ndodhur gjatë këtyre ditëve? Emilja e vogël, gjashtë vjeçe, që e mban në krahë dhe e përkëdhel, i tha ORF-së së “Atij i mungon gjyshja e tij Hilde aq shumë.” Kancelari tha se ishte shumë e vërtetë. Edhe kjo është pjesë e realitetit austriak këto ditë: një kryetar qeverie që e udhëheq me vendosmëri vendin e tij – dhe që në të njëjtën kohë pranon se ka humbur gjyshen. /Walter Mayr/Der Spiegel

/Përktheu: Mapo.al/


Etiketa:

Pas