Aktualitet

PROFIL/ Solist i ‘Operas’, student në ‘Çajkovski’ – Jeta dhe veprat e Avni Mulës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:59 - 29/10/20 |
mapo.al

Zemra e artistit të madh pushoi së rrahuri këtë mbrëmje. Kompozitori Avni Mula u shua në moshën 92-vjeçare. Jeta e kompozitorit ka qenë e mbushur me shumë suksese, ndërsa do të mbetet gjatë në memorien e të gjithëve. Veprat artistike të paharrueshme, student në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës dhe solist i ‘Operas’. Baritoni dhe kompozitori i njohur Avni Mula, është vlerësuar dhe nderuar për krijimtarinë që ka sjellë jo vetëm në skenën operistike, por dhe në atë të këngës në festivale të ndryshme.
Në 29 maj të këtij viti ishte dalja e fundit e të madhit Avni Mula në publik. 4 muaj më parë ai mori pjesë në një aktivitet në shkollën 9-vjeçare të muzikës “Servete Maçi” në Tiranë, ku salla e koncerteve mban emrin “Avni Mula”.


***


Avni Mula lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik.



Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike.



***

Veprat artistike

Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës. Zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit.

Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

***

Jeta artistike e Avni Mulës

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e parë në RTSH me këngën “Kendoj”.

Në Dhjetor 1962, Ibrahim Tukiçi & Avni Mula marrin pjesë në Festivalin e parë në RTSH me këngën “Jeta E Re Ne Na Pret”.

Në Dhjetor 1962, Gjoni Athanas & Avni Mula marrin pjesë në Festivalin e parë në RTSH me këngën “Shprese”.

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e parë në RTSH me këngën “Ne Stadium”.

Në Dhjetor 1963, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 2-të në RTSH me këngën “Degjo O Hane”.

Në Dhjetor 1965, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 4-të në RTSH me këngën “Valsi I Lumturise”.

Në Dhjetor 1974, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 13-të në RTSH me këngën “Kënga Zjarr”.

Në Dhjetor 1976, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 15-të në RTSH me këngën “Nene Moj Do Pres Gershetin”.

Në Dhjetor 1977, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 16-të në RTSH me këngën “Kasollja E Galigatit”.

Në Dhjetor 1978, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 17-të në RTSH me këngën “Shqipëri O Vendi Im”.

Në Dhjetor 1980, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 19-të në RTSH me këngën “Për Ty çelin Mijëra Mëngjese”.

Në Dhjetor 1981, Avni Mula merr pjesë në Festivalin e 20-të në RTSH me këngën “Me Kujton Ti Ato Vite”.

Më datë 9 Shtator 2008, Liliana Kondakçi & Avni Mula publikojnë videoklipin “Udhetim Ne Pranvere”.

Më datë 2 Shkurt 2009, Avni Mula publikon videoklipin “Vajza Me Kaçurrela”.

LEXO EDHE: 

‘U bashkuan në Valsin e Përjetësisë’ – Reagimet në rrjet për Avni Mulën


Etiketa: ,

Pas