Aktualitet

Programi Fulbright/ Cakaj: 150 mijë euro për studentët ekselentë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:03 - 26/09/19 |
ro ot

Qeveria shqiptare do të jetë kontribuese në programin Fullbright. Ky program i departamentit amerikan të shtetit prej disa vitesh jep bursa për studentët ekselentë në 55 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë. Por nis nga ky vit, fondit që jep SHBA do ti shtohen edhe 150 mijë euro nga fondet e qeverisë shqiptare.






Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj i cili shkruan në facebook:


“Sot kam pasur nderin të nënshkruaj Memorandumin e Mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për zbatimin e programit të Fullbright në fushën e arsimit me Asistent Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës, Marie Royce.







Falë këtij Memorandumi, duke filluar që në vjeshtën e këtij viti, qeveria shqiptare do të vendosë në dispozicion 150 mijë euro për të gjithë ata studentë ekselentë që do të përzgjidhen për të vijuar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet programit Fullbright.



Ky buxhet do të jetë i përvitshëm dhe do të rrisë me disa herë kuotat e studimit të studentëve shqiptarë në universitetet më prestigjoze amerikane në programe shkencore që variojnë nga 3 muaj deri në 24 muaj.

Kjo nismë në fakt vjen në kuadër të paktit të Qeverisë shqiptare dhe angazhimit të saj maksimal për një vëmendje të shtuar ndaj studentëve, për të nxitur rritjen e cilësisë së arsimimit dhe inkurajuar rezultate sa më të larta në studimet universitare”.

Informacion i ambasadës së SHBA për bursat

Programi studentor ‘’Fulbright’’ i Shteteve të Bashkuara të Amerikës siguron bursa për studime si dhe hulumtime akademike. Gjatë qëndrimit në SHBA përfituesit e bursës do të takohen, punojnë, jetojnë dhe mësojnë me shtetasit e SHBA-së duke ndarë përvojat e tyre me ta. Programi ka për qëllim shkëmbimin kulturor përmes komunikimit të drejtpërdrejtë të studentëve në klasa, shtëpi, detyra ditore etj. Kjo u jep mundësi përfituesve të bursës të vlerësojnë pikëpamjet dhe besimet e të tjerëve. Shpenzimet janë të gjitha të mbuluara.

Informacion i zgjeruar për aplikantët

1


Etiketa: , , , , ,

Pas