Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi gjatë prezantimit të programit ekonomik për Durrësin se platforma është konceptuar për tërheqjen e investitorëve të huaj, por edhe për të shmangur shpopullimin.
Kryemadhi tha se investitorët e huaj janë përzënë nga Shqipëria, ndërsa shtoi se përgjatë këtyre viteve të qeverisjes nga Rama nuk ka pasur investime të reja.
Ajo theksoi se porti i Durrësit do të jetë një stacion lider në rajon. Ndër të tjera, Kryemadhi tha se ekonomia shqiptare është marrë peng nga kjo qeveri.
“Ekonomia është tregu i lirë dhe një ekonomi e çliruar nga monopolet do të ishte një avantazh për të krijuar investime dhe punësim të mirëpaguar. A është e vërtetë që në Shqipëri s’ka investime të huaja madhore? Përveç TAP dhe disa investimeve të tjera, investimet e tjera janë zero.
Kjo është e vërtetë, mjafton që të shohim se çfarë ka ndodhur me rastet e investitorëve të huaj. 25 prilli do t’i japë fund kësaj lloj sjelljeje me investitorët. Duke krijuar një hapësirë me zonat e lira, do krijojmë këtë proces, për të mos përplasur investitorët me pronarët fiktivë apo ata të ligjshëm. Janë me mijëra vende pune që nuk janë hapur.
Të gjithë e mbajnë mend premtimin për 300 mijë vende të lira pune që s’u mbajtën…Janë 600 mijë shqiptarë të larguar. Ne përmes 5 pikave kemi marrë angazhimin tonë, që Shqipëria të jetë jo vetëm shtëpia e investimeve, por të japë hapësira. Siç është marrë peng ekonomia e Durrësit, është marrë dhe ekonomia e të gjithë shqiptarëve”, –tha Kryemadhi.
Etiketa: Durrës, Monika Kryemadhi, programi politik i LSI, Video