Aktualitet

Programi i LSI për Durrësin – Karapici: Si do të funksionojnë zonat ekonomike














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:10 - 31/01/21 |
mapo.al

Lëvizja Socialiste për Integrim në Durrës prezantoi gjatë ditës së sotme programin e saj ekonomik që do të risjellë rimëkëmbjen e këtij qyteti.





Anëtari i Kryesisë së LSI Durrës, Eno Karapici, shpjegoi gjerësisht projektin e LSI-së për funksionimin e zonave të lira ekonomike Durrësi 1 dhe 2.


Fjala e Eno Karapicit




Sot do të lancojmë një projekt të rëndësishëm për qytetin e Durrësit që do të ndikojë në të gjithë Shqipërinë. Do të jetë një model i bazuar mbi parametra të mirë ekonomikë.


Do të bëjmë një prezantim për zonat e lira, situatën e Durrësit sot, një model suksesi që ekziston sot që ka sjellë suksese në ekonominë e disa vendeve.


Zonat e lira ekonomike janë territore brenda një shteti që ofron lehtësira fiskale dhe procedura të thjeshtuara doganore, dhe firmat sjellin kapitalet e tyre dhe duke kontribuar direkt në rritjen ekonomike të vendit.

Në rajon aktualisht kemi 400 kompani të huaja që kanë sjellë investime në 2.5 miliardë euro.

Serbia ka përfituar 22 mijë vende pune, Maqedonia 15 vende pune, Bosnja 1700. Këto investimeve kanë sjellë ndikime pozitive në arsim, transferim teknologjie dhe integrimin e furnizuesve lokalë në rrjetin ndërkombëtar. Këto tregues janë shoqëruar me rritje të theksuar eksportesh, kanë thithur kompani të njohura ndërkombëtare dhe rritje pagash.

Pse Durrësi duhet të ketë zona të lira ekonomike? Të dhënat tregojnë se Durrësi ka humbur shumë dhe është renditur i 4 ndër qytetet me rëndësinë ekonomike. Tërmeti dhe Covid kanë ndikuar me efekte dhe dëme ekonomike. Këto kanë sjellë një ulje me 30-40 % ulje të të ardhurave në bizneset e Durrësit.

Ne kemi parë që Maqedonia e Veriut është një model suksesi dhe ka treguar që po të ketë vullnet e dëshirë këto projekte mund të realizohen dhe janë të arritshme. Vetëm në Maqedoni këto projekte kanë përmirësuar ndjeshëm ekonominë, eksportet janë rritur me 47% dhe me rritje të pagës mesatare në 600Euro. Sot Maqedonia është ndër vendet më tërheqëse në Europë për investime.

Propozimi ynë është që në Durrës të ndërtojmë 2 zona të lira ekonomike dhe teknologjike, Durrësi 1 dhe 2. Fillimisht do të nisë me një sipërfaqe 200 hektarësh, Durrësi i plotëson kushtet për të qenë një model që të funksionojë, sepse ka një popullsi prej 300 mijë banorësh, popullsi të re dhe universitet. Pozicioni gjeografik është shumë i favorshëm. Kemi portin, hekurudhën, rrjetin e autostradave dhe pranë aeroportit të vendit.

Faza e parë është Durrësi 1 do të jetë nga 12 deri në 18 muaj ku pritet të hapen rreth 2 mijë vende pune. Dhe Durrësi 2 do të realizohet për një periudhë prej 12 prej 36 muajsh që do të hapen rreth 6 mijë vende pune.

Në radhë të parë duhet që një zonë të ketë një pozicion të përshtatshëm gjeografik. Që ne mendojmë që Durrësi e plotëson këtë se ka një pozicion të favorshëm. Kemi një forcë pune të mirë, të kualifikuar.  Një nga çelësat e suksesit do të ishte infrastruktura e përfunduar. Pra që projekti të ofrojë paraprakisht furnizim me energji, ujë, gaz, të lidhet internet, të behët drenazhimi i tokës. Shteti duhet të përgatitet me disa incentiva fiskale. Të realizohen incentivat e taksave, procedurat e shtuara, të drejtat e pronësisë dhe çmimet konkurruese. Kostot e performancës duhet të jenë të ulëta. Më këtë projekt duhet të ofrojmë një kosto të ulët, infrastrukturë të mirë përfunduar dhe procedura sa më të thjeshta. një element tjetër i rëndësishëm është që do një bazë ligjore të qëndrueshme për një hapësirë të paktën 10 vjeçare, më një hapësirë përmirësimi  sipas nevojave të investitorëve. Sepse kemi ndryshme të shpeshta dhe ato nuk janë të përgatitur për ti ndjekur ato.

Lexo edhe :  Myslimi: Forca dhe energjia e të rinjve vlonjatë do të largojë “Rilindjen”

Ky ishte kuadri logjistik ndërsa incentivat fiskale që mendojmë që janë të rëndësishme për tu përmendur janë përjashtimi nga tatim fitimi për 10 vite. Pra do kemi një tatim fitim në normën prej zero përqind. Kurse jashtë zonës do jetë 10 ose 9%. Përjashtim nga tatimi i të ardhurave personale, vlerën e shtuar dhe taksën doganorë. Gjithashtu kjo duhet të shoqërohet me një infrastrukture të përfunduar, përjashtim nga taksat lokale, toka do të jepet me një çmim simbolik. Gjithashtu kjo duhet të shoqërohet me grante për rritjen e punësimit dhe me kthimin në masën që mendohet 10% për  makineri pajisje dhe ndërtimin që do të marrin mbrapsht investitorët është e rëndësishme që të ketë kujdes dhe të ndiqet në këtë mënyrë që të gjitha incentivat të jenë në përputhje me direktivat e BE pasi këto kompani duhet të jenë të mbrojtura që në të ardhmen kur të transferojmë këto kapitale të evitohen listat e dyfishta. Gjithashtu për menaxhimin e këtyre zonave, jo vetëm Durrësin por në projektin tonë është  që këto zona të shtrihen dhe në qytete të tjera të vendit. Kuptohet duke u bazuar mbi karakteristikat që kanë këto qytete. Mendojmë që duhet të krijohet dhe një agjenci e menaxhimit të zonave të lira. Kjo do të kryejë disa funksione. Funksion bazë do të jetë krijimi i lidhjeve midis kompanive, stakeholdersave, universitete, shkolla dhe konsulentë të ndryshme, të cilët do të bashkëveprojnë me këto kompani. Do të bëjë një lidhje mes kompanive vendase të cilat do ti furnizojnë me shërbime të ndryshme për ndërtimin e kësaj. Për të thjeshtësuar procedurat, lejet, qe ato mund të kenë të nevojshme,pra modeli i one stop shop duhet të jetë i rekomanduar në këtë rast që të kenë një lidhje të drejtpërdrejt me agjencinë. Agjencia do të ketë si funksion kryesor lidhjen e drejtpërdrejtë dhe shmangien e burokracisë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas