Aktualitet

Programi i PD – Paloka: Kritikët, shërbëtorë të keqpërdorur të Ramës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:21 - 02/02/21 |
mapo.al

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i përgjigjet të gjithave sulmeve të qeverisë Rama për programin ekonomik dhe shëndetësor të Partisë Demokratike.






Në një postim në “Facebook”, Paloka shkruan se kritikët janë shërbëtorë të keqpërdorur e të mirëpaguar të Ramës, me para që ju grabiten çdo ditë shqiptarëve.


Teksa thekson se programi i PD-së është i detajuar dhe konkret për sa i takon burimeve të financimit, kohës dhe mënyrave të realizimit, Paloka ofron një tabelë të koncesioneve, PPP-ve dhe arbitrazheve, me shumën totale 2.022 miliardë dollarë.





Postimi i Edi Palokës në “Facebook”:



Pas paraqitjes së një pjese të programit të PD (atë të ekonomisë dhe shendetësisë) u hodhën në sulm  menjëherë shërbëtorët e keqpërdorur e të mirëpaguar nga Rama me paratë që ju grabiten shqiptarëve. Ata që nuk e pyetën kurrë Ramën se ku do i gjente paratë për të hapur “300 mijë vende të reja pune” ; ku do i gjente paratë për të rritur rroga e pensione; si do e bënte “shëndetësinë e arsimin falas” ; si do i “legalizonte shtëpitë falas”…



Ata që kurrë nuk pyetën këto 8 vite se ku janë portet, aeroportet, rrugët e resortet , ku janë në realitet investimet që Rama shpalos në 3D sa herë ka zgjedhje. Ata që në 8 vite nuk pyetën se përse asgjë nga këto nuk është realizuar; përse Rama mashtron edhe për gjërat më banale . Ata që në 8 vjet nuk pyetën se ku përfundojnë paratë që ju merren shqiptarëve. Ata që nuk e pyetën kurrë Ramën se si ka mundësi që në vend të programit në 2017 , ju ofroi shqiptarëve vetëm një shfaqje me brekushe e batuta bajate për “timon e tepsi” e pastaj “fitoi” dhe zgjedhjet…!

Papritur, këta , klithën të gjithë me një zë: “ Ku do i gjejë Basha paratë për të realizuar programin që paraqiti?” Megjithëse programi është i detajuar dhe shpjegon konkretisht dhe burimet e financimit dhe kohën e mënyrat e realizimit.

Sidoqoftë sa për “indicie” , po ju jap vetëm një shifër “të vogël” nga ato që ju grabiten shqiptarëve çdo ditë për të përfunduar në xhepat e Ramës dhe oligarkëve të tij👇

Ah se harrova, janë dhe paratë me të cilat shpërbleheni ju…

 

1


Etiketa: , , ,

Pas