Kryesore

Programi i PD/ Taksa 9%, rriten pagat për policinë, shëndetësinë dhe arsimin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:40 - 29/06/20 |
mapo.al

Partia Demokratike premton ndryshimin e taksës mbi të ardhurat personale, duke rikthyer modelin e taksës së sheshtë të aplikuar në vitet 2007-2013 dhe hequr taksën progresive që aplikuan të majtët pas ardhjes në pushtet. Lulzim Basha me anë të një video-mesazhi ka premtuar se kjo taksë do jetë 9% për të gjithë. Aktualisht pagat taksohen me 13% për ata që marrin mbi 30 mijë lekë, dhe 23 % për ata që marrin 150 mijë lekë në muaj.


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prej kohësh ka premtuar rivendosjen e taksës së sheshtë në masën 9 % për tatimin e të ardhurave personale. Me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale ai shprehet se taksimi aktual ka varfëruar shqiptarët, dhe në shtatë vjet ka ulur fuqinë blerëse, ka rritur çmimet dhe ka varfëruar bizneset. Për kreun e PD me aplikimin e taksës së sheshtë fitojnë të gjithë, si rrogëtarët ashtu dhe bizneset. Në arsyetimin e tij Basha ka marrë disa kategori punonjësish që i përkasin kryesisht policisë, arsimit dhe shëndetësisë. Aktualisht tatimi i të ardhurave personale mbi pagat, është 13 për qind për pagat mbi 30 mijë lekë në muaj, deri në 23% për pagat mbi 150 mijë lekë në muaj. PD shprehet se vetëm policëve me aplikimin e kësaj takse u shtohet automatikisht paga deri në 1880 lekë në muaj, ose 22 560 lekë në vit. Pra, ka një efekt të menjëhershëm rritjeje prej 4 për qind për diferencën mbi 30 mijë lekë ose 2.5 për qind në total.


Dështimi


Taksa progresive u vendos menjëherë pas ardhjes së socialistëve në pushtet në vitin 2013. Deri më atëherë ishte aplikuar taksa e sheshtë prej 10 për qind, e cila luajti një rol jo të vogël në mbledhjen e të ardhurave përgjatë krizës së vitit 2008-2009. Me vendosjen e taksës progresive u raportuan rënie në nivelin e të ardhurave. Shumë prej bizneseve që më parë e deklaronin të plotë pagën e punëtorëve të tyre filluan t’i shmangeshin detyrimit. Si pasojë buxhetit të shtetit kjo politikë u ka shkaktuar jo pak por një humbje prej 5 miliardë lekë çdo vit që nga aplikimi i saj. Taksa godet direkt familjet mesatare në Shqipëri, por akoma më rëndë familjet që kanë të ardhura të larta. Kështu në rast se një person e ka rrogën fjala vjen 150 mijë lekë të reja në muaj, i duhet të paguajë rreth 27 mijë në shtet vetëm taksë, nga 12 mijë që paguante më parë. Ndërsa një person që e ka pagën 80 mijë lekë në muaj, i duhet të paguajë rreth 6500 lekë në muaj, nga 5000 lekë që paguante më parë. Në rast se kësaj i shtojmë dhe rrogën e bashkëshortes/it atëherë çdo familje e mesme ka një kosto me një mesatare prej rreth 3 mijë lekësh në muaj shtesë, ndërsa një familje me të ardhura të larta një kosto prej minimumi 20 mijë lekësh në muaj, mbi atë çka paguante përpara vitit 2013.


Taksa e sheshtë

Taksa e sheshtë 9 për qind është akoma më e ulët se ajo që u aplikua përgjatë viteve 2007-2013, nga qeveria Berisha, e cila ishte në masën 10%. Socialistët pretendojnë se aplikimi i taksës progresive vendos drejtësi, pasi nuk mund të paguajë njësoj taksa si ai punëtori me rrogë të ulët, si ai biznesmeni që fiton miliona. Në fakt, kjo nuk është aspak e vërtetë. Dhe me taksën e sheshtë, ai që ka të ardhura të larta do vazhdojë ta paguajë më shumë. Pra, taksa 10 % që paguan një person për të ardhurat 40 mijë lekë nuk është e barabartë me taksën po 10 për qind që paguan një person që ka të ardhura 200 mijë lekë. Për rastin e parë shuma është 4 mijë lekë, ndërsa për të dytën shuma shkon në 20 mijë lekë. Por me taksën progresive, personi i dytë që i takon shtresës së mesme, paguan rreth 46 mijë lekë, ose 55% më shumë se çdo paguante me taksën e sheshtë. Pra, bie poshtë arsyetimi me të cilin mbrohet taksa progresive, e cila në thelb është një huazim marksist i ndëshkimit të të pasurve. Aplikimi i saj në shumë vende të botës bëhet për njerëzit që kanë mbi një milion dollarë të ardhura mujore. Për shembull në SHBA deri në masën e 999.999 dollarëve nuk taksohesh, pas kësaj taksohesh nga 35% deri në 50% të të ardhurave.

Shembull konkret i prezantuar nga Basha

Nëse paga është p.sh. 40 mijë lekë të rinj, atëherë me planin PD do të paguhet 9% të (40.000-30.000) = 9% e 10.000 lekë = 900 lekë në muaj.

Ndërkohë që sot me taksën Rama paguhet 13% të (40.000-30.000) = 13% të 10.000 = 1300 lekë

Plani PD: 9% tatim mbi të ardhurat nga paga duke përjashtuar nga tatimi 30 mijë lekëshin e parë.

 

Policia – 7 mijë punonjës

Paga mesatare TAP i PS 13% (duke përjashtuar 30 mijë lekëshin e parë) TAP i PD 9% (duke përjashtuar 30 mijë lekëshin e parë)           Sa më pak paguhet me planin PD?

Paga Bruto

77000 lekë

PS- TAP i paguar:

6110 lekë/muaj

PD TAP i paguar:

4230 lekë/muaj

Paga aktuale 62260 lekë

Me PD 64140 lekë / muaj shtesa + 1880 lekë

 

Arsimi 9-vjeçar – 23 mijë punonjës

Paga Bruto

54000 lekë

PS

TAP i paguar:

3120 lekë/muaj

 

Programi i PD

TAP i paguar:

2160 lekë/muaj

Paga neto aktualisht 44880 lekë/ muaj

Me PD 45840 lekë /muaj shtesa + 960 lekë

 

Arsimi i mesëm – 7 mijë punonjës

Tatimi i PS 13% (duke përjashtuar 30 mijë lekëshin e parë)

TAP i PD 9% (duke përjashtuar 30 mijë lekëshin e parë)

Paga bruto

60000 lekë

PS

TAP i paguar:

3900 lekë/muaj

PD

TAP i paguar:

2700 lekë/muaj

Paga neto aktualisht 49400 lekë/muaj

Paga me PD 50600 lekë/muaj shtesa + 1200 lekë

 

Infermierët në spitale – 6250 punonjës

Paga Bruto

54000 lekë

PS

TAP i paguar:

3120 lekë/muaj

PD

TAP i paguar:

2160 lekë/muaj

Paga aktuale 44880 lekë/ muaj

Me PD 45840 lekë/muaj

 

Infermierët në qendrat shëndetësore – 6800 punonjës

Paga Bruto

45500 lekë

PS

TAP i paguar:

2015 lekë/muaj

PD

TAP i paguar:

1395 lekë/muaj

Çdo muaj do paguajnë 620 lekë më pak.

Ose 7440 lekë më pak në vit për 12 muaj.

Paga neto aktuale 38400 lekë/muaj

Me PD 39020 lekë/muaj

 

Sanitarët në spitale – 1500 punonjës

Paga Bruto

44500 lekë

PS – TAP i paguar:

1885 lekë/muaj

PD- TAP i paguar:

1305 lekë/muaj

Paga neto aktuale 37600 lekë/muaj

Paga neto me PD 38180 lekë/muaj diferenca +580 lekë

 

Shoferë ambulancash urgjenca kombëtare – 500 punonjës

Paga Bruto

66500 lekë

PS- TAP i paguar:

4745 lekë/muaj

PD- TAP i paguar:

3285 lekë/muaj

Paga aktuale 54300 lekë / muaj

Me PD 55760 lekë /muaj + 1460 lekë

 

Habit Ilir Beqaj: Taksa 13 % është më e ulët se taksa 9%

Menjëherë pas publikimit të videos rreth taksës së sheshtë nga Partia Demokratike, Ilir Beqaj, deputet i PS ka dhënë një deklaratë të habitshme kur thotë se taksa prej 9% e propozuar nga Basha është më e lartë se ajo aktualja që shkon në masën 13 %. Të paktën kjo është ajo që lë të kuptohet në një reagim të tijin të shoqëruar dhe me grafikë Beqaj, kur  pretendon se me vendosjen e taksës së sheshtë për të gjitha kategoritë e përmendura nga Basha, ulet shuma neto që ata marrin në dorë.Por duket se arsyetimi i Beqajt, mbart një standard të dyfishtë në përllogaritje.

Për shembull kur ka llogaritur pagën e policëve në aplikimin e taksave, tetaksa progresive që aplikon mazhoranca prej shtatë vjetësh,ka zbritur shumën fillestare 30 mijë lekë që nuk taksohet dhe llogaritë i ka bërë vetëm për 47 mijë lekë të tjerë qëështë diferenca.Të njëjtën gjë nuk e ka bërë te llogaritja e taksës së sheshtë që propozon Basha, të cilën e ka llogaritur në total. Shuma prej 6930 lekë që thotëBeqaj, i korrespondon 9% të taksës së gjithë pagës së policëve si vlerë e tatuar. Por, në llogaritjen që prezantoi lideri i opozitës dje, njësoj si tani, përjashtoheshin nga tatimi pagat deri në 30 mijë lekë dhe taksohetvetëm diferenca e kësaj page, që në rastin e policëve është 77000 – 30000 = 47000 mijë lekë.

Pra, taksimi do të bëhet vetëm për 47 mijë lekë. E thënë më qartë vlera që një polic me pagën e mësipërme do i duhet të paguajë me propozimin e Bashës si taksë mbi tatimin mbi të ardhurat, është 4230lekë,nga 6110 lekë që paguan aktualisht me taksën progresive 13 përqind.Kjo llogaritje vlen dhe për kategoritë e tjera, arsimtarë, mjekë apo infermierë, të cilët nga vlera e përgjithshme do duhet të zbresin fashën prej 30 mijë lekësh dhe më pas llogaritë i bëjnë vetë. Ndërsa, për saupërket personave me të ardhura mbi 150 mijë lekë, deputeti i PS-së ka preferuar të mos reagojë, pasi tatimi për to shkon në 23 % dhe sado që të zbresë nuk arrin dot masën 9%.

Vetë Beqaj nuk ka dhënë shumë arsye se si ka dalë në përfundimin se 13-taështë mëe ulët se 9-ta, por ka preferuar të japë një grafik, i cili duket qartë se në përballje me atë që ka thënë Basha është i pasaktë.“Të ardhurat mesatare mujore të rreth 7 mijë punonjësve të Policisë së shtetit janë rreth 77 mijë lekë (paga bruto dhe shtesa për vështirë, orë pune natën etj). Aktualisht, këta punonjës marrin pagë neto mujore 62,260 lekë. Nëse zbatohet taksa e sheshtë 9 %, paga e tyre neto mujore do të jetë 61,450 lekë”,është shprehur Beqaj.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas