Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Programi për Fitër Bajram, kreu i myslimanëve uron të gjithë besimtarët

by mapo.al
14/06/2018
in Kryesore
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e premte në orën 06:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

Programi fillon në orën 05:30 dhe mbaron në orën 6:15.



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sëbashku me programin e plotë, Komuniteti Mysliman përcjell edhe urimin e kryetarit të KMSH-së, H. Skender Bruçaj për Fiter Bajramin,  për të gjithë besimtarët.

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të gjithë së bashku përjetuam atmosferën shpirtërore të muajit të begatë të Ramazanit. Allahu i lartësuar na pastë pranuar agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të madhnueshëm. Vetëm Atij i takojnë falënderimet dhe lavdet, që na mundësoi të përjetojmë gëzimin e festës së Bajramit. Ta gëzojmë të gjithë së bashku festën e Fitër Bajramit. 

Krijuesi i gjithësisë me rastin e Fitër Bajramit na sjelltë paqe, begati, mirësi dhe shëndet në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë shqiptare. Bajrami është kohë e takimeve vëllazërore, është momenti i shprehjes së dashurisë dhe respektit për familjet tona, për fqinjët tanë dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë.

Fitër Bajrami është momenti kur ne falënderojmë Krijuesin e gjithësisë për begatitë dhe mirësitë që na ka dhënë. Bajrami është koha kur ne i japim kuptim të sotmes dhe ndërtojmë shpresën per të ardhmen e ndritur. Bajrami është festë për zemrën, festë per shpirtin, festë për të gjithë myslimanët anembanë botës.

Të nderuar vëllezër e motra!

Ka shumë veçori që e karakterizojnë një mysliman, si: ndershmëria, bujaria, zemërgjerësia, largpamësia, por unë dua të theksoj më shumë sinqeritetin si një vlerë që duhet të jetë në epiqendrën e jetës së çdo myslimani. Ne jemi e pjesë e umetit të nderuar të profetit Muhamed a.s., shembullit më të lartë të moralit mes njerëzve. Si të tillë, jemi të obliguar që të përjetësojmë vlerat më të larta të moralit në çdo aspekt të jetës sonë të përditshme. Sinqeriteti në veprat tona na afron drejt devotshmërisë dhe na largon nga hipokrizia. Sinqeriteti në dhënien e zekatit, të sadakasë dhe në gjitha veprat tona të bamirësisë, na afron drejt fitimit të kënaqësisë së Zotit dhe na largon nga egoizmi dhe mendjemadhësia. 

Krijuesi i gjithësisë vlerëson modestinë dhe jo arrogancën, Ai vlerëson bujarinë dhe jo koprracinë, Ai vlerëson të gjithë veprat tona, që në themel kanë sinqeritetin.  Myslimani nuk rend pas dëshirës për t’u duartrokitur, duke i lidhur me veten të gjitha sukseset e arritura. Ai lumturinë nuk e kërkon te fama, pasuria, pushteti apo te gjërat e tjera të përkohshme, por te besimi në Zot dhe te përpjekjet për të fituar kënaqësinë e Tij.

Profeti Muhamed a.s. e krahason myslimanin me një pemë që jep vazhdimisht fryte dhe qëndron gjithmonë e gjelbër. Natyrisht që rrënjët e kësaj peme ushqehen nga besimi në Zot dhe frytet e saj janë veprat e mira të realizuara me qëllim të pastër dhe sinqeritet. Zoti na bëftë prej njerëzve të sinqertë, prej atyre që synim kryesor kanë fitimin e kënaqësisë së Tij. Gëzuar edhe njëherë e për shumë vjet Fitër Bajramin. Paqja, siguria, begatia e Zotit qofshin mbi të gjithë ju, mbi familjet tuaja dhe mbi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Zoti e bekoftë vendin tonë dhe popullin tonë. /tvklan.al

Tags: fejaFiter BajramiKMSHprogrameSkender Brucaj

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

05/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Replikat për teatrin, Luftar Paja: Të mos merremi  me llaç e tulla; Reshat Arbana: Do na bien kullat mbi…

Replikat për teatrin, Luftar Paja: Të mos merremi me llaç e tulla; Reshat Arbana: Do na bien kullat mbi…

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In