Aktualitet

Programi për pronat – Basha: Do t’i japim fund kaosit nëpër kadastra














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:38 - 28/02/21 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha prezantoi këtë të diel programin e Partisë Demokratike për pronat.





Teksa premtoi shfuqizimin e ligjit të qeverisë Rama (2013), dhe kompesimin e kthimin real të pronave, Basha tha se do të ndërtojë gjithashtu një sistem të rregullt për t’i dhënë fund kaosit nëpër kadastra, që sipas tij pamundëson vërtetimin ligjor të pronës për qytetarët.


Konkretisht bëhet fjalë për përfundimin e procesit të konsolidimit të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe krijimin e një harte unike të kadastrave, me mbulim në të gjithë territorin e vendit.




****


Po kështu si pjesë e angazhimit tonë është edhe ndërtimi i një sistemi të rregullt për t’i dhënë fund kaosit kadastral i cili pamundëson vërtetimin ligjor të pronës për qytetarët shqiptarë të cilët e kanë të pamundur ta përdorin këtë pronë si kolateral apo të fitojnë të ardhura prej pronës duke penguar vendin vit për vit që të përfitojë miliona nga tregu madje duke shkaktuar humbje të cilat përllogariten sipas institucioneve ndërkombëtare në qindra milionë euro dhe dhjetëra mijëra vende pune të humbura si rezultat i këtij kaosi me regjistrimin e pronave.


Tregu i pasurive të paluajtshme është në zgrip të dështimit për shkak të procedurave të vështira, të komplikuara, jo transparente dhe të tejzgjatura të regjistrimit. Qytetarët janë pamundësuar të ekzekutojnë të drejtën e tyre themelore. Pronarët janë penguar të bëjnë transaksione me pronën e tyre, një liri themelore dhe antike sa vetë qytetërimi. Prona dhe liria ecin dorë më dorë me njëra tjetrën.

Prona nuk mund të kuptohet pa lirinë po as liria nuk mund të kuptohet pa pronën. Pasuritë e paluajtshme në këtë mënyrë janë kthyer në një makth në vend që të ktheheshin në një burim atraksioni për investimet e brendshme dhe të huaja. Ndaj ne angazhohemi në përfundimin e procesit të konsolidimit të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe krijimin e një harte unike kadastrave me mbulimin në gjithë territorin e vendit dhe finalizimin e regjistrimit të titujve të pronësisë.

Ashtu si për çdo fushë tjetër edhe në këtë fushë qytetarët shqiptarë përballen me sorollatje nga një zyrë në tjetrën me arrogancën e pushtetin, me mungesën e koordinimit ndër institucional, me mohimin flagrant dhe harbut të së drejtës elementare të informimit dhe me korrupsionin në çdo nivel të administratës ku përballen për të zgjidhur çështjet e tyre të pronësisë. Me reformën tonë të derregullimit do t’i japim fund një situate paradoksale.

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas