Sunday, December 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Programi qeverisës/ Rama fshin bilancin e tetë viteve

by mapo.al
16/09/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Në 42 faqe program, premtohen rritje rrogash, ulje e borxhit publik, përmirësim i sistemit arsimor, shëndetësisë etj. Por një syri të vëmendshëm nuk do i shpëtonte fakti se në asnjë rresht nuk ka asnjë bilanc të qeverisjes në këto tetë vite, si për shembull rindërtimi që premton se do ta zgjidhë në pranverën e 2022-it. Të njëjtin premtim Rama bëri dhe në vitin 2019 kur tha se banesat do ishin gati në pranverën e vitit 2021.

Kuvendi i Shqipërisë, do miratojë sot në një seancë maratonë, dekretin e presidentit për përbërjen e kabinetit të ri, si dhe programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Opozita, sipas burimeve nga PD, nuk do e bojkotojë seancën, ndërkohë që çdo deputet do ketë një kohë prej dhjetë minutash për të folur.



PD do e përqendrojë diskutimin e tri çështjeve kryesore, si pandemia e Covid-19, tërmeti dhe kriminaliteti në vend, çështje këto, që siç thekson gazetari, PD pretendon se socialistët kanë dështuar. Presidenti Meta, vetëm dy ditë më parë dekretoi qeverinë Rama 3, pasi mori dhe përgjigjen nga prokuroria se asnjë nga emrat e kabinetit nuk ishin pjesë e hetimeve të SPAK.

Programi
Ditën e djeshme në media është bërë prezent dhe programi i qeverisë. Mandati i tretë, do mbështetet në pesë shtylla kryesore që janë “1- Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia; 2- Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë. 3- Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve; 4- Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen; 5- Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo shqiptar dhe me dinjitet në botë”.

Por një syri të vëmendshëm nuk do i shpëtonte fakti se në 42 faqe program nuk ka asnjë bilanc të qeverisjes në këto tetë vite. Rama ka dështuar tek legalizimet, rindërtimi që premton se do ta zgjidhë në pranverën e 2022-it. Diçka të ngjashme Rama e premtoi dhe në vitin 2019 kur tha se banesat do ishin gati në pranverën e 2021. Më tej premtime të tilla si ulja e borxhit në masën 60%, por pa sqaruar se nga do vijnë të ardhurat. Dhe bashkë më to, rritja e pagave të cilat sipas Ramës deri në fund të mandatit do të rriten me 25%, por sërish nuk ka një bilanc në program se sa u rritën në mandatin e parë apo të dytë.

Kabineti
Për sa i përket kabinetit, Rama, ka në shumicë dërrmuese gra. Shumë e kanë komentuar, si një përpjekje të tij për të shuar sherret brenda partisë, ndërsa të tjerë thonë që ai kërkon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave të huaja. Rama thonë se mendon që femrat punojnë më shumë dhe gjërat ecin më mbroth kur i kanë ato në dorë. Në fakt një gjykim i tillë zë vend në mjaft vende të botës, por kjo vlen për femra që kanë dhënë prova në vendimmarrjet e vështira të shtetit.

Sa u përket zgjedhjeve të Ramës kjo vështirë të besohet. Edhe në kabinetin aktual që ende s’e ka mbaruar mandatin dominanca vihet re lehtësisht se është me femra. Askush s’mund të thotë se punët vajtën mbroth. Madje atje ku drejtonin ato korrupsioni ishte më i madh. E kush mund të thotë për shembull se Elisa Spiropali i përmirësoi doganat. Sot ajo mban një ministri pa portofol, atë të marrëdhënieve me parlamentin ose kur i thonë fjalës “sa për t’u gjendur Doda në Punë”! Fundja çfarë përmirësoi Balluku me infrastrukturën, apo Denaj me Financat. Çfarë revolucioni bëri Gjonaj në drejtësi, e kështu me radhë. Duket se qëllimi është diku tjetër. E para ka të bëjë me intimidimin që kryeministri Rama i bën gjinisë tjetër, me gjuhën e shthurur që përdor ndaj tyre.

Këtë gjuhë ai mund ta përdorte dhe ndaj burrave, por herë pas here i ka dalë ndonjëri jashtë vathës me përgjigjet apo reagimet e tij. Me gratë duket se e ka më të lehtë, t’i emërojë dhe shkarkojë kur të dojë, t’u japë urdhra absurdë për tendera korruptivë e të tjerë si këta. Nga ana tjetër kërkon të thyejë dhe rekorde personale, të futet në top 5 apo në top dhjetëshen e kryeministrave që drejtojnë me femra. Por kjo s’ka të bëjë me orientimin e tij liberal për përfshirjen e grave, përkundrazi. Sa për hallet që vendit, ajo është gjëja e fundit që e shqetëson.

Programi i qeverisë Rama 3

1- Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia.

2- Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë.

3- Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve.

4- Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen.

5- Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.

Tags: Edi RamaProgrami qeverisesQeveria Rama 3

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

18/10/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Babrru/ Parandalohet krimi në familje, policia i gjen automatik burrit në shtëpi

Babrru/ Parandalohet krimi në familje, policia i gjen automatik burrit në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In