Aktualitet

Projeksionet/ Trump: Nga koronavirusi mund të vdesin 70 mijë amerikanë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:43 - 28/04/20 |
mapo.al

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se koronavirusi në SHBA mund të vrasë deri në 70,000 njerëz, por theksoi se parashikimet fillestare ishin shumë më të larta.


Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se fillimisht është parashikuar se 2.2 milionë amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi dhe se tani, kjo shifër ka rënë në 60 ose 70 mijë.


“Edhe kjo është shumë, edhe një person është shumë, por mendoj se kemi marrë shumë vendime të mira”, tha Trump.



“Vendim i madh ka qenë mbyllja e kufirit me Kinën”, shtoi ai.


Shumica e shteteve amerikane kanë lëshuar urdhrin e qëndrimit në shtëpi, si masë për frenimin e koronavirusit.


SHBA-ja ka aktualisht numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave: mbi 988 mijë, përkatësisht mbi 56 mijë.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Shqipëri, VOA: Numri i vdekjeve po rritet ndjeshëm

Trump u pyet nga gazetarët nëse një president amerikan e meriton të rizgjidhet, kur më shumë amerikanë kanë humbur jetën në gjashtë javë, sesa në Luftën e Vietnamit.

Përafërsisht, 58,000 ushtarë amerikanë janë vrarë në Vietnam. Trump u përgjigj duke thënë se edhe vdekja e një personi “është shumë”.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas