RTV ORA ka publikuar sot sondazhin e parë për zgjedhjet e 25 prillit të hartuar nga kompania IPR e italianit Antonio Notto.
Sipas sondazhit të bërë përpara një jave dhe të publikuar këtë të martë, Partia Socialiste ka rënie të votave krahasuar me zgjedhjet e 2017, ndërkohë Partia Demokratike ka një rritje.
Në bazë të këtij sondazhi opozita e bashkuar duket se merr shumicën e votave, por mbetet të shihet se si do të përkthehen këto vota në mandate deputetësh.