Këshilli Bashkiak i Tiranës i hapi sot driten jeshile ndertimit të Terminalit të Autobusëve interurbanë në zonën perëndimore të qytetit që zgjidh përfundimisht hyrje-daljet në Tiranë
Projekti parashikon kushte moderne për lëvizjen e autobusëve dhe shpërndarjen e pasagjerëve, nëpërmjet mjeteve të tjera të transportit.
Stacioni “Tirana Bus Terminal” do të ndërtohet në afërsi të kthesës së Kamzës.
Këtë projekt e trumbetoi fort edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke lene te kuptohet se në thelb ishte një projekt i nisur që në kohën e Bashës, kryetar i bashkisë.
“Thonë aferë korruptive për terminalin. Të thuash që kemi bërë shkelje, ne i tregojmë VKM-të e Saliut…”, tha ndër të tjera Veliaj. Ky është vetëm një rast i shume te tjerave, ku Veliaj e më shumë Rama kanë huazuar projekte të miratuar që në kohën e qeverisë “Berisha”.
Rama dikur fliste në emër të biznesit për taksat e bashkisë në kohën “Basha”, tanimë po i aplikon vetë një më një.
U “ankuan” se Basha u “la në derë” kompaninë Fusha. Tani po akuzohen nga opozita për pazare me këto kompani.
Me pak fjalë, cdo e keqe vjen nga e kaluara, cdo e mirë (që ka edhe të “keqen” brenda) I përket kësaj mazhorance…