Kryesore

Projekti 2 milionë euro i Blendi Gonxhes me E-Transportet, PD tregon faktet: Është vjedhje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:16 - 23/07/20 |
mapo.al

Partia Demokratike ka denoncuar sërisht drejtorin e Transporteve Blendi Gonxhe, se po vjedh 2 milionë euro. Sipas ish-deputetit të PD-së Endri Hasa, po vidhen 2 milionë euro vetem për të regjistruar në një bazë të dhënash linjat e transportit mes qyteteve.


Denoncimi i PD:


Një vjedhje tjetër e madhe po bëhet gati nga Transportet e Blendi Gonxhes dhe nga AKSHI i Mirlinda Karçanaj.


2 milionë euro vetem për të regjistruar në një bazë të dhënash linjat e transportit mes qyteteve. Një punë që do shumë herë më pak para, Blendi Gonxhe dhe AKSHI po e shesin sikur po ndërtojnë “sistemet e NASA”-s.


Po harxhojnë 2 milionë euro për të krijuar gjoja një projekt të ri për E-Transport, ndërkohë që në sistemet aktuale të DPSHTR-së dhe AKSHI-t ekzistojnë tashmë 80% e moduleve dhe pajisjeve që po shiten për 2 milionë euro.

Vjedhja është e hapur, e dukshme, sepse fituesit është i paracaktuar.
Qëllimi i projektit është i thjeshtë, si të trasferohen 2 milionë euro taksa të qytetarëve nga arka e shtetit drejtpërdrejt në xhepat e drejtorëve hajdutë të Rilindjes dhe miqve të tyre.

Prokuroria duhet ta hetojë këtë vjedhje flagrante në drejtorinë e Blendi Gonxhes. Dhe kjo nuk është e vetmja…

 

LEXO EDHE:

Denoncimi/ Blendi Gonxhe ka përfituar 223 mln lekë nga buxheti për kompaninë e vet (Dokumentet)

Pas denoncimit të ‘Mapo’, PD nxjerr provat: Ja si Blendi Gonxhe përfiton tendera

Një përgjigje e shpejtë për Blendi Gonxhen


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas