Galeri

Projekti ADRION TransCPEarnWarning: Njoftimi për shtyp








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:22 - 23/10/20 |
mapo.al

Njoftimi për shtyp

Projekti ADRION TransCPEarnWarning filloi zbatimin më 17 e 23 Shtator, 2020. Ky Projekt financohet nga programi Interreg ADRION. Projekti ka për qëllim harmonizimin e Sistemeve të Paralajmërimit të Rreziqeve natyrore e njerëzore të Mbrojtjes Civile në zonën e pellgut të Adriatikut dhe Jonit, duke ndihmuar vendet pjesmarrëse t’i trajtojnë më mirë keto probleme.


Projekti premton zhvillimin e një Platforme të Paralajmërimit të Hershëm të Mbrojtjes Civile që integron një model të rëndësishëm të sistemit që del nga studimi i plotë i kornizave rregullatore, legjislacioni, procedurat, proceset, përfshirja e palëve të interesit, sistemet ekzistuese dhe burimet e të dhënave në vendet e ndryshme të zonës Adriatik – Jon.


Kjo platformë do të jetë pika e testimit pilot në 7 vendet pjesëmarrëse në projekt: Italia, Greqia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria. Mësimet e nxjerra nga testimi pilot do të çojnë në zhvillimin e një strategjie dhe plani veprimi që ofron një vizion dhe zgjidhje të përbashkët për Paralajmërimin e Hershëm të Mbrojtjes Civile në Jon – Adriatik.



Paralajmërimi TransCPEarly do të përqendrohet në një nëngrup të zgjedhur me kujdes të rreziqeve natyrore dhe të bëra nga njeriu, të pranishëm në pellgun e Adriatikut dhe Joni. Zona përballet me rreziqe të ndryshme duke përfshirë tërmetet, zjarret, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës, thatësira, tsunami, valët e nxehtësisë, ndotja aksidentale dhe aksidentet industriale ndër të tjera.


Në varësi të llojit të rrezikut;  shkalla, lloji i ndërhyrjes së paralajmërimit të hershëm dhe intervali i disponueshëm mund të ndryshojnë shumë. Heterogjeniteti midis vendeve të ndryshme është i rëndësishëm duke filluar nga terminologjia për të përshkruar rrezikun dhe avancimin në rregulloret, sistemet dhe proceset përkatëse. Platforma TransCPEarlyWarning do të përpiqet të ndihmojë drejt homogjenitetit që mungon.


Projekti do të përfundojë në Gusht 2022. Ai drejtohet nga Rajoni i Molises në Itali dhe pjesa tjetër e konsorciumit të projektit përfshin Komunën e Ajdovščina në Slloveni, Institutin e Sistemeve Industriale të Qendrës së Kërkimit dhe Inovacionit ATHENA në Greqi, Qarkun Varazdin në Kroaci, Këshilli Rajonal i Durrësit në Shqipëri, Administrata e Mbrojtjes Civile dhe Zjarrfikjes e Hercegovinës, Kantoni Neretva, Kryeqyteti i Vjetër Mbretëror Cetinje në Mal të Zi, Administrata e Decentralizuar e Kretës në Greqi, Instituti Josef Stefan në Slloveni, Qarku i Splitit dhe Dalmacisë në Kroaci dhe Fakulteti i Shkencave të Pyjeve në Shqipëri.



CLOSE
CLOSE
Pas