Kryesore

Projekti i Bashës ka mbijetuar, rritja dhe zbatimi kërkon më shumë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:52 - 18/06/21 |
Mapo.al

Idetë e shpallura edhe gjatë fushatës, të Lulzim Bashës, kanë aftësinë të mbesin interesante edhe pse nuk u mbështeten me numrin e nevojshëm të votave për t’i bërë ato program qeverisës. Zakonisht, kur një palë humb zgjedhjet, bien edhe tezat e saj. Në rastin e PD dhe kryetarit të saj, projekti që kishin ka mbijetuar pas traumës së 25 prillit.






Lufta për votën e lirë, për demokracinë, për kufizimin e pushtetit të qeverisë, e shumë pjesë të tjera të alternativës që e kthenin Shqipërinë, e cila po rend përditë e më shumë në një theqafje autokracie, në rrugë normale zhvillimi, ngelen pra si temë aktuale.


Madje, akute, emergjente.







Çdo ditë që kalon i bën ato qendrime edhe më të nevojshme.



Ngjajnë ende një muzikë e mirë për veshin e kujtdo qytetari që është i shqetësuar për fatet e vendit.



Pa lënë këtu pas dore, planin ekonomik, që ishte hartuar e detajuar në atë mënyrë që nxirrte vendin nga vërfëria dhe u jepte një shans njerëzve kudo për të ecur përpara me stimulimin dhe ndihmën e shtetit.

Ajo çka u vu re, megjithë mbështetjen jo të vogël që PD mori në zgjedhjet e fundit duke pas në konsideratë brutalitetin e makinerisë së votave të qeverisë që futi në përdorim çdo instrument, është se kjo ofertë dhe Basha nuk zgjuan nga mpirja, nuk motivuan dhe nuk nxorën në rrugë shumicën kritike të shoqërisë, sidomos shtresën gri, për të bërë të mundur kësisoj rrotacionin.

Lexo edhe :  Basha: Jam gati të takohem me Sali Berishën

Eshtë e qartë se të pavendosurit, të parreshtuarit, jo militantët, nuk do t’i jepnin assesi pëlqimin një keqqeverisje 8 vjeçare që premtonte thjesht vazhdimësinë e problematikave dhe krizave.

Ata nuk u bindën në masën e duhur nga PD dhe qendruan mesa duket indiferentë. E po ashtu, ngelën skeptikë për disa të panjohura që mund të sillte ndryshimi, që lidhen kryesisht me hije të së shkuarës.

Nisur nga kjo analizë, demokratët ngjan se e kanë të qartë rrugën për rimëkëmbjen dhe ardhjen në pushtet. Projekti i Bashës qëndron, por zbatimi kërkon më shumë.

Pra nuk bëhet vetëm. Oferta dhe vetë PD i duhen dorëzuar shoqërisë, të rendin drejt saj, për ta bindur që të bëhet pjesë. Platforma, plani, duhet nxjerrë nga izolimi, nga duart e disave, duhet të çelet e të marrë frymë. S’mund të trajtohet si diçka për të cilën, s’kanë pse ta dinë njerëzit se si do të vijë në jetë nesër. Si puna e atyre. Kush do të marrë përgjegjësi, kush do të qeverisë, kush do të vendosë, janë buka që i intereson publikut, grupeve të forta të shoqërisë, faktorëve. Dhe kjo mund të bëhet duke dorëzuar çdo pushtet apo ide të ngjashme. Hapje dhe transparencë totale. Për çfarë në fund të fundit shërben koraca nëse nuk të çon tek rezultati.

E gjitha kjo nis me një ndryshim të njëmendët së pari të mentalitetit të drejtuesve. Dhe me një kontratë të vërtetë e të sinqertë me shoqërinë.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas