Vendimi i Ramës për të rikthyer kazinotë në qendër të Tiranës, ka qenë më i debatuari i kohëve të fundit.
Kryeministri miratoi zonat në qendër të kryeqytetit dhe caktoi kriteret e lejes, pa dhënë shpjegim në publik. Ai e mori këtë nisëm, teksa pak vite më parë kur e mbylli industrinë e vesit, u shfaq në publik me jo pak nota heroizmi, sikur kishte shpëtuar shoqërinë e familjet shqiptare.
Po ja që pa transparencë e pa komunikim, ai rihapi kazinotë, në kohën që gjithkush pret një platform a një zgjidhje për ekonominë që është në krizë të thellë.
Këtë ka parë edhe Bujar Kapexhiu në punimin e sotëm për gazetën Mapo.
Karikatura e tij po bëhet sakaq virale në rrjet.
Sqarimin më epik për çështjen e ka dhënë rilindasi Alket Hyseni. Ai tha se kazinotë po hapen në qendër sepse aty nuk banojnë njerëz të zakonshëm.