Covid-19 ka shkaktuar probleme të shumta për punësimin, sidomos tek të rinjtë. Të thuash që një mbyllje e plotë e aktiviteteve dhe jetës si e njohim, ka ndikuar më shumë se të gjithë, të rinjtë, do ishte një nënvlerësim.
Në atë moshë kur ata kanë më shumë nevojë të dëgjojnë dhe të dëgjohen, të rinjve iu hoq mundësia e komunikimit dhe eksperimentimit me aftësitë e tyre komunikuese me njëri -tjetrin. U bë shumë i vështirë krijimi i njohjeve të reja dhe evidentimi i sa më shumë aftësive që më vonë do ti ndihmonin ata në tregun e punës. Në këtë situatë, Instituti i Politikave të Qëndrueshme me mbështetjen e GIZ — Proseed (komponenti i Përfshirjes Sociale) konceptuan projektin “Përfshirja sociale e të rinjve dhe aksesi në tregun e punës”.
Projekti vjen në ndihmë të të rinjve të Kamzës, Paskuqanit dhe Bathores në mënyrë që të aftësohen dhe rivitalizohen, edhe në këtë situatë të pazakontë pandemie. Me anë të rritjes së aftësive komunikuese dhe vetëvlerësimit do të mundin kështu të rrisin mundësitë dhe do përgatiten për t’u prezantuar sa më mirë në tregun e punës.
Edhe pse në Shqipëri ende nuk kemi statistika për ndikimin e Covid-19 tek të rinjtë, shqetësuese janë të dhënat e Institutit të Statistikave në Shqipëri (INSTAT) për këtë grupmoshë sipas të cilit, në 2019 të rinjtë që nuk janë të arsimuar, punësuar apo trajnuar janë 28.9%.
Papunësia në Bashkinë Kamëz në vitin 2016 sipas një studimi të bërë nga USAID (studimi i fundit për këtë kategori) rezulton në nivele të larta: rreth 50% dhe është shumë më e lartë se papunësia mesatare kombëtare: rreth 30%. Shkalla e papunësisë për të rinjtë (moshat 15–24) dhe për gratë është gjithashtu më e lartë se mesatarja kombëtare, përkatësisht për të rinjtë 68.3% kundrejt mesatares kombëtare: 52.9%), dhe për gratë 54.8% përkundrejt mesatares kombëtare 31.4%.
Aktivitetet e projektit, të konceptuara në tre module trajnimi dhe një aktivitet i organizuar nga vetë të rinjtë, u përqëndruan kryesisht në ngritjen e kapaciteteve. Zhvillimi i njohurive dhe aftësive është thelbësore për përfshirjen e të rinjve në tregun e punës. Në mënyrë që të kenë mundësinë të sigurojnë punën e tyre të parë, aq të rëndësishme për funksionin e saj si gur themeli, të rinjtë e të rejat duhet të zhvillojnë njohuritë teknike të nevojshme për të kryer funksione të caktuara. Ata duhet po ashtu të zhvillojnë disa aftësi të tjera të rëndësishmesi; teknika kërkimi në rrjet, përmirësimin e aftësive komunikuese, punën në skuadër, të rrisin njohuritë mbi kanalet alternative për të hulumtuar tregun e punës.
Në modulin e parë u trajtua media sociale dhe përdorimi saj për t’u socializuar në rrjet por jo vetëm. Media sociale në këto trajnime u trajtua si një burim i rëndësishëm informacioni, ku përvec lidhjes me moshatarët me interesa të përbashkëta, mund të hulumtohej për të ngritur kapacitetet personale dhe profesionale, si dhe mund të shfrytëzohej për të gjetur mënyra se si zhvillohen idetë dhe inisiativat me qëllim promovimin e aftësive individuale. Të rinjtë u informuan për rëndësinë e etikës, privatësisëdhe rëndësinë e përzgjedhjes së burimeve të sigurta të informacionit si dhe u angazhuan në zgjidhje situatash hipotetike.
Gjatë modulit të dytë fokusi i seksioneve u zhvendos drejt zhvillimit personal dhe aftësive jo teknike, apo “soft skills”. Të rinjtë u njohën me ndryshimin mes aftësive teknike dhe personale, rëndësinë që kanë mënyrat e duhura të komunikimit sidomos në situatën e distancimit fizik nga COVID-19, bashkëpunimin, punën në grup, inisiativat dhe marrjen e vendimeve. Një mënyrë e mirë për ta arritur këtë është pjesëmarrja aktive në aktivitetet e vullnetarizmit dhe në organizata rinore, për të rritur vetëbesimin, për të identifikuar pikat e tyre të forta, si dhe rritjen e përfshirjes qytetare dhe kontributin e tyre në komunitet.
Cfarë është zhvillimi personal dhe si të paraqitemi sa më mirë në një proces intervistimi? Këto dy tema që ishin me interes edhe më të vecantë nga të rinjtë u trajtuan gjerësisht në trajnimin e tretë duke marrë shembuj konkret. Të rinjtë u njohën me analizën SËOT për ta përshtatur me zhvillimin e tyre personal dhe me tregun e punës duke u bërë kështu sa më të marketueshëm, teknikën STAR për përgatitjen për intervistë si dhe disa njohuri dhe këshilla të tjera që i ndihmojnë të krijojnë një proçes intervistimi me vetëbesim.
“Ne nuk na kanë folur ndonjëherë për këto tema. Morëm shumë informacion që do na duhet edhe më tepër pasi të mbarojmë shkollën, por që tani mund t’i praktikojmë” u shpreh Anxhela Muca, e cila mori pjesë aktive në trajnime.
Të rinjtë organizuan vetë një aktivitet, si një pjesë e rëndësishme e projektit,duke u fokusuar te ndërgjegjësimi i banorëve të Kamzës mbi detyrimin dhe dëshirën që të gjithë duhet të kemi për të ricikluar, sidomos në këto kohë ku përdorimi i shpeshtë i maskave dhe dorezave bëjnë që këto mbetje të gjenden shpesh në rrugë dhe jo në koshat përkatës. Të rinjtë informuan banorët edhe mbi rëndësinë e kontributit që jep vetë komuniteti në këtë proçes.
Gjatë aktivitetit u shpërndanë fletëpalosje të prodhuara nga vetë të rinjtë, të cilët aplikuan teknikat e komunikimit dhe qasjes ndaj njërit-tjetrit dhe komunitetit, të trajtuara gjerësisht në trajnimet online.
“Fletëpalosjet na ndihmuan të kuptojmë më mirë si punohet në grup, si mund të ndihmojmë njëri tjetrin, poredhe si të komunikojmë më mirë që të arrijmë ta bëjmë punën të shkojë përpara” tha Xhesiana Muka.
Gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit, të rinjtë u aktivizuan dhe krijuan shprehi që do t’i mbajnë me vete edhe pas përfundimit të trajnimit, që do t’i rrisin aftesinë për t’u përshtatur dhe ndryshuar me këtë treg që ndryshon vazhdimisht.
Covid-19 ka shkaktuar probleme të shumta për punësimin, sidomos tek të rinjtë.Të thuash që një mbyllje e plotë e aktiviteteve dhe jetës si e njohim, ka ndikuar më shumë se të gjithë, të rinjtë, do ishte një nënvlerësim.