Në një intervistë në MCN TV, në emisionin “Stay Tunned” me gazetaren Valbona Mhilli, Grida Duma ka zbuluar projektin e saj të ri, i cili do t’i dedikohet të rinjve.
Duma tha se një projekt të tillë e ka pasur në mendje prej vitesh, pasi të rinjtë duhet të jenë prioritet.
Në bazë të projektit do të jenë monologjet motivuese. Sipas Dumës, ka nevojë për shqiptarizimin e kësaj risie.
“Besoj se me 4-5 lektorë të mirë, që i janë bashkuar idesë. Çështja e shpirtit dhe motivimit është ajo që po mungon edhe në ekonomi”, tha ajo.