Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka publikuar një shkrim në lidhje me hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri.
Jelter Meers shkruan se Tahiri do të vazhdojë të mbetet në arrest shtëpiak për akuzat e korrupsionit dhe trafikut të drogës.
Raportimi është bazuar kryesisht mbi ngjarje që janë bërë të ditura për opinionin publik.
Megjithatë, gazetari e ka një konstatim pikant.
“Gjatë kohës së tij si ministër, Tahiri ishte i famshëm për propagandë, duke përdorur një ekip personal filmimi dhe paradat policore me koreografi”, shkruan gazetari.
Se ku ka mësuar që të përdorë kaq shumë PR-in, kjo nuk dihet…