Aktualitet

Projekti Vlorë-Orikum/ Meta takohet me banorët: Pa transparencë ka paligjshmëri









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:59 - 19/01/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta është takuar me banorë të Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatet për të biseduar lidhur me projektet të parashikuara të realizohen në zonën Vlorë-Orikum.



Meta shprehet se është njohur prej tyre me shqetësimin se autoritetet nuk janë konsultuar me ta për zhvillimin e pronave të tyre dhe të zonës në tërësi. Ai thekson se qeveria duhet të dëgjojë zërin e çdo banori dhe çdo propozim, ndërsa shton se aty nuk ka transparencë ka gjithmonë paligjshmëri.


Statusi i Ilir Metës:




Ju përgjigja me shumë përgjegjësi kërkesës së banorëve të Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit, për t’u takuar e biseduar hapur me ta lidhur me projektet infrastrukturore të parashikuara të realizohen në zonën Vlorë-Orikum.



Më njohën me shqetësimin e drejtë se deri tani asnjë autoritet shtetëror, qendror apo vendor, nuk është konsultuar me ta, aq më tepër t’i ketë dëgjuar propozimet për zhvillimin e pronave të tyre dhe të zonës në tërësi, që ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe turistik.

Lexo edhe :  Meta me Shoqërinë Civile: I kemi të gjitha mundësitë për zgjedhje si Kosova

Çdo zë banori, çdo vërejtje apo sugjerim, duhet të dëgjohet, të mbahet shënim dhe të vlerësohet. Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm të zonave bregdetare, nëse nuk respektohet e drejta e pronës.

Kjo është detyrë primare për Qeverinë edhe në hartimin e implementimin e projektit të “Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)”. Çdo projekt duhet të jetë i mirëmenduar dhe të respektojë të drejtat themelore kushtetuese të banorëve dhe pronarëve.

Fatkeqësisht, klientelizmi dhe neglizhenca ndaj interesave të banorëve, kanë sjellë shkelje të parimeve të barazisë përpara ligjit, cenim të të drejtave legjitime dhe të drejtën e tyre për një proces të rregullt ligjor.  ATY KU NUK KA TRANSPARENCË, KA GJITHMONË PALIGJSHMËRI

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas