Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka kërkuar në seancën e sotme plenare që të mos miratohet projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.
“Do kërkoja që ky ligj të mos votohet sot, për zbatimet që ne i bëjmë këtij ligji. Nuk është e drejtë të rëndojmë me këtë projektligj shkelës”-tha Beqja.
Mirëpo, Gramoz Ruçi e cilësoi arsyetimin e Beqjas si të paarsyeshëm dhe më tej i kërkoi që të denoncojë rastet konkrete, duke nisur prej atij vetë që është duhanpirës.