Ekonomi

Prokurimet Emergjente për COVID-19, nuk duhet të jenë sekrete





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:53 - 28/04/20 |
Nga Gavin Hayman

-Prokurim Emergjence për COVID-19: Blerje të Shpejta, të Hapura dhe të Zgjuara


Anëtarë të Gardës Kombëtare të Floridës (FLNG) mblidhen bashkë me stafin e spitalit lokal për të bashkëpunuar për blerjen e pajisjeve personale mbrojtëse (PPE) gjatë aksionit të Task Forcës Mjekësore ndaj virusit COVID-19, më 17 mars 2020. FLNG po mobilizon deri në 500 Qytetarë-Ushtarë dhe anëtarë të Forcave Ajrore në mbështetje të Departamentit të Shëndetësisë së Floridës në Brouard. (foto e Ushtrisë Amerikane nga Serxhent Leia Tascarini).


Teksa qëmtoni në rastet e zbrazura të supermarketeve, mendoni pak për ata që blejnë për llogari të qeverisë. Profesionistët e prokurimeve publike në të gjithë botën po hasin një presion të jashtëzakonshëm në përpjekjet e tyre për të plotësuar kërkesën shumë të madhe për pajisje dhe furnizime mjekësore, doreza, dezinfektantë, maska, kapuçë, medikamente e ventilatorë që janë të domosdoshëm për të ndaluar shpërthimet e reja të koronavirusit.


Ka rregulla të qarta për mënyrën se si duhet t’i blejë qeveria gjërat, në mënyrë të ndershme dhe jodiskriminuese. Megjithatë, duhet të ketë edhe rregulla për përjashtime. Edhe pse prioritetet ndryshojnë, prokurimi duhet të vazhdojë të jetë transparent dhe i përgjegjshëm dhe të bazohet në vendimmarrje të shëndosha dhe me pjesëmarrje.


E vetmja mënyrë për ta garantuar këtë në kontekste komplekse dhe që ndryshojnë me shpejtësi marramendëse si tani është që ato të udhëhiqen nga parimet e qeverisjes së hapur përmes sistemeve të hapura që veprojnë në bazë të të dhënave të strukturuara dhe komunikimit efiçent.

Ja rekomandimet tona në bazë të eksperiencës së punës me ekipet kontraktuese të qeverive në më shumë se 25 vende:

-Procedurat e emergjencës duhet të vazhdojnë të jenë publike dhe të hapura.

Gjatë një emergjence si kriza e COVID-19, procedurat e kontraktimit duhet të jenë sa më të shpejta dhe pa probleme, duke mbështetur konkurrencën dhe gjithë përfshirjen. Për sigurimin e furnizimeve duhet të bëhen pagesa të mëdha paraprakisht.

Nguti i politikanëve për t’u dukur se, po bëjnë diçka dhe për të siguruar furnizime, ndërkohë që mallrat bëhen gjithmonë e më të pakët mund të çojë në blerje nga burime jo të mira, furnitorë të pakualifikuar dhe kontrata të keq hartuara. Ndonëse procedurat e emergjencës janë të nevojshme, ato duhet të vazhdojnë të jenë publikisht të përgjegjshme për çdo kontratë të lidhur dhe të ekzekutuar.

Ky kalim në këto lloj procedurash bëhet zakonisht me një dekret në rast emergjencash, në të cilin përcaktohen se në cilat raste mund të anash kalohen rregullat normale. P.sh., BE-ja ka direktiva për këtë qëllim. Mbretëria e Bashkuar ka përcaktuar disa testime relativisht të qarta që duhen kryer dhe duhen dokumentuar publikisht para përdorimit të tyre.

Gjurmimi më pas nëse materialet jetësore janë siguruar siç është premtuar përbën një tjetër risk, në rastet kur nuk ka kontrata dhe dokumentacione përkatëse. Gjatë shpërthimit të gripit të derrit, u shpenzuan 18 miliardë dollarë në të gjithë botën për blerjen e Tamiflu. Më pas, doli se ajo nuk ishte aspak më e mirë se paracetamoli në trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Kështu p.sh, reformat e Ukrainës, kundër korrupsionit parashikojnë detyrimin që të gjitha kontratat në rast emergjencash të publikohen të plota, duke përfshirë edhe kushtet e pagesave dhe ekzekutimit të tyre, si dhe vlerat përkatëse. Këto të dhëna bëhen publike si të dhëna të hapura. Shoqëria civile ka zhvilluar instrumente të inteligjencës së biznesit për të monitoruar prokurimet mjekësore dhe shpenzimet në raste emergjencash.

Tashmë, ata mund të gjurmojnë ndryshimet në çmime për testet e COVID-19 në rajonet e vendeve të tyre dhe në kryeqytete për të kontrolluar çmimin e furnizimeve të rëndësishme mjekësore për t’u siguruar se autoritetet janë të angazhuara për të mbushur qendrat e trajtimit dhe jo xhepat e vet. Ndërkohë që stafi shtetëror është ulur në numër, shoqëria civile duhet parë si një aleate e vlefshme dhe analiste në gjurmimin e gatishmërisë dhe në garantimin e ofrimit në mënyrë eficente të burimeve të nevojshme.

*Foto ilustruese për 195 kontrata të nënshkruara nga Ukraina për një vlerë prej 855 mijë eurosh, kontrata të lidhura nga 120 autoritete kontraktuese gjatë 18-19 mars 2020.

-Të dhënat e hapura të prokurimit ofrojnë informacione me vlerë për parashikimin dhe menaxhimin e zinxhirëve të rëndësishëm të furnizimit.

Një prej arsyeve për të cilat qeverive u duhen procedura emergjence është mungesa e theksuar e efiçencës në pjesën më të madhe të prokurimeve ekzistuese. Këto procedura ekzistuese janë shpesh procedura të bazuara tek dokumentacioni i shkruar në letër dhe të fokusuara më shumë tek plotësimi formal i kushteve sesa tek përfitimet që mund të kenë si blerësit, ashtu edhe furnitorët nga shërbimet digjitale. Me këtë rast, ne e ngremë këtë çështje për të inkurajuar një kalim radikal të të gjitha prokurimeve në prokurime të hapura dhe të lehta në përdorim.  

Vendet që përdorin platforma prokurimi online dhe që i publikojnë të dhënat në formate të hapura sipas Standardeve të të Dhënave të Hapura të Kontraktimit duhet të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Kolumbia është një prej vendeve që e aplikon këtë praktikë edhe në shpalljen e procedurave të emergjencës. Instituti Kombëtar Shëndetësor i Kolumbisë, edhe pse i lidh kontratat në mënyrë të drejtpërdrejtë, kërkon oferta dhe afate për testet e COVID-19 dhe për prokurimin e furnizimeve për laboratorët. Ky institut bën publike jo vetëm të dhënat dhe informacionet për tenderët, por edhe të gjitha komentet teknike të marra nga furnitorët potencialë.

Kërkesat e paprecedentë kërkojnë një dialog të shpejtë me tregun rreth vendeve nga mund të vijnë furnizimet. Kjo gjë bëhet shumë më e ngadaltë nëse nevojitet që të mblidhen të gjitha informacionet manualisht në vend të zhvillimit të një dialogu të hapur me tregun online.

-Nevojiten partneritete novatore me biznesin dhe me shoqërinë civile.

Aktualisht, kemi zinxhirë të gjatë dhe të ngarkuar ndërkombëtarë furnizimi, blerës konkurrues që janë të gatshëm të paguajnë çfarëdolloj çmimi për të shtënë në dorë pajisje që shpëtojnë jetë, si dhe mungesë të kapaciteteve lokale prodhuese. Kjo po çon ndërkohë në mungesa të theksuara të artikujve jetësorë, duke vënë në rrezik heronjtë e vijës së parë dhe të gjithë popullatën.

Zinxhirët e furnizimit do të duhet të riprojektohen nga e para. Qeveritë nuk i kanë të gjithë përgjigjet, kështu që ato duhet të komunikojnë me sektorin privat dhe me pjesë të tjera të shoqërisë për të kërkuar zgjidhje. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u kërkoi furnitorëve që të gjenin zgjidhje për ventilatorët, gjë që çoi në një konsorcium madhor që u krijua për të ndihmuar. Këto partneritete novatore me sektorin privat do të përfshijnë aftësitë e qeverive për të përcaktuar qartë nevojat e tyre, gatishmërinë e tyre për të marrë përsipër një pjesë të riskut, përcaktimin shumë të shpejtë të prototipeve, si dhe përsëritje të gjërave. Edhe kjo mund të lehtësohet dhe të bëhet më mirë nëse blerjet bëhen online. Jo të gjitha këto partneritete do të funksionojnë, por ky nuk përbën problem.

Një qasje premtuese është edhe marrëveshja kuadër e Kilit për mallra dhe shërbime të nevojshme për raste emergjencash. Furnitorët e përzgjedhur kalojnë një fazë kualifikimi nga ChileCompra, autoriteti qendror i blerjeve, për blerjen e produkteve prej tyre në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë në rast fatkeqësish, duke shmangur blerjet nga një burim i vetëm dhe me çmime stratosferike.

Strategjitë kombëtare të prokurimit për COVID-19 duhet të përditësohen me shpejtësi për të ndërtuar një plan global, dixhital dhe të mbështetur tek të dhënat. Pa të dhëna për çmimet, furnitorët, kohën e furnizimit dhe pa specifikime, ka për të qenë shumë e vështirë për të kaluar nga një përgjigje reaguese në një përgjigje proaktive për pajisjen e pacientëve të duhur me mallrat e duhur në kohën e duhur. Në këto përpjekje, një rol të rëndësishëm do të luajë edhe shoqëria civile.

Ato shoqëri që do të vazhdojnë të jenë në gjendje të përgjigjen më mirë dhe më shpejt janë ato që ruajnë një dialog të hapur rreth gatishmërisë. Qasjet e qeverisjes së hapur që aplikohen për funksione kyçe si prokurimi publik nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme se sot. Ndërkohë që stafi shtetëror tashmë është reduktuar në numër, shoqëria civile duhet të shihet si një aleate e vyer dhe analiste në gjurmimin e gatishmërisë dhe në garantimin e sigurimit efiçent të burimeve. Dhe kur është nevoja, shoqëria civile duhet të jetë në gjendje t’i kërkojë llogari drejtuesve për vendimet që ata kanë marrë për shpenzime dhe të sigurohen në raste emergjencash se të parët janë qytetarët.

Mënyra se si i menaxhojnë qeveritë prokurimet publike në raste emergjencash do të luajnë një rol kryesor në mënyrën se si mund të parandalohet COVID-19 dhe se sa jetë mund të shpëtohen.

Ky është momenti i prokurimit publik. Ai duhet të jetë i shpejtë, i zgjuar dhe i hapur nëse do që të shkëlqejë.

Emergency procurement for COVID-19: Buying fast, open and smart

BY GAVIN HAYMAN / 25 MAR 2020

Members of the Florida National Guard (FLNG) gather with local hospital staff to collaborate on donning and doffing personal protective equipment (PPE) during Task Force – Medicals’ response to the COVID-19 virus, March 17, 2020. The FLNG is mobilizing up to 500 Citizen-Soldiers and Airmen in support of the Florida Department of Health response in Broward County. (U.S. Army photo by Sgt. Leia Tascarini)

As you scour those empty supermarket shelves, spare a thought for those buying for governments. Public procurement professionals across the world are under immense pressure as they shop around to meet the huge demand for medical equipment and supplies — the scrubs, disinfectants, masks, gloves, medicines, and ventilators that are essential to containing the new coronavirus outbreak.

There are clear rules about fairness and non-discrimination on how the government should buy things. There must be rules for exceptions too. Even as priorities change, procurement must remain transparent and accountable, and be grounded in sound, participatory decision-making.

The only way to guarantee this in complex, rapidly changing contexts like now is by being guided by open government principles, with open systems that run on structured data and efficient communication.

Here are our recommendations based on experience working with government contracting teams in more than 25 countries:

Emergency procedures still need to be public and open. During an emergency like the COVID-19 crisis, contracting procedures must be as fast and frictionless as possible, trumping competition and inclusion. Large payments may be made upfront to secure supplies.

The rush by politicians to be seen to be doing something and secure supplies as scarcity rises can lead to poor sourcing, unqualified suppliers, and poorly written contracts. While emergency procedures are needed, they must remain publicly accountable for every contract concluded and spent.

This shift is normally enacted by an emergency decree that sets out when normal rules can be circumvented. The EU, for example, already has relevant directives. The UK has set out relatively clear tests that should be met and publicly documented before their use.

Tracking if the vital materials were provided as promised is another risk when contracts and relevant documentation is not available. US$18 billion was spent worldwide on Tamiflu during the swine flu outbreak. Later, it appeared that it was no better than paracetamol in treating the disease.

Ukraine’s anti-corruption reforms, for example, oblige all emergency contracts to be published in full, including terms of payment and delivery, and value. These are shared as open data. Civil society has developed a business intelligence tool to monitor medical procurement and emergency spending. Now they can track price differences for COVID-19 tests in the country’s regions and capital to check the price of critical medical supplies to ensure that authorities are committed to filling treatment centers, not private pockets. With government staff already stretched thin, civil society should be seen as a valuable ally and analyst in tracking preparedness and ensuring resources are allocated efficiently.

*A print screen from Ukrainian BI – 195 contracts for EUR 855k were signed by 120 contracting authorities during March 18-19, 2020

Open procurement data provides valuable information to predict and manage critical supply chains. One of the reasons that governments need emergency procedures is the clunking inefficiency of most existing procurement. It is often paper-based and focussed on compliance rather than a digital service benefiting buyers and suppliers. We make the case for a radical shift to make all procurement open and user-friendly here.  

Countries that are using e-procurement platforms and disclose data in an open format such as the Open Contracting Data Standard, should continue doing so. Colombia is one of the countries that comply with this best practice, even as emergency procedures have been announced. Colombia’s National Health Institute, although it is awarding contracts directly, is asking for quotes and delivery times for its COVID-19 test and lab supplies procurement. The institute discloses not only tender data and information but all the technical comments received from potential suppliers.

Unprecedented demand requires a rapid dialogue with the market about where those supplies can come from. That is much slower if you have to piece together manually rather than conducting an open dialogue with the marketplace online.

Innovative partnerships with business and civil society are needed. We currently have long and congested international supply chains, competing buyers willing to pay any price to get their hands on lifesaving equipment and a lack of local manufacturing capacity. This is already resulting in dire shortages of critical items, putting brave frontline responders and whole populations at risk.

Supply chains will need reengineering. Governments don’t have all the answers so they need to reach out to the private sector and other parts of society to ask for solutions. The UK government asked suppliers to come up with solutions for ventilators, which resulted in a major consortium coming forward to help. These innovative partnerships with the private sector will involve the skills of the government stating the needs clearly, being willing to share the risk, and rapid prototyping and iteration. Again, this can be facilitated and enhanced if bought online. Not all of these partnerships will work and that is fine too.

One promising approach is Chile’s framework agreement for goods and services necessary in case of emergencies. Selected suppliers are pre-screened by ChileCompra, the central purchasing body, to buy products from them in a fast and easy way when disaster hits, avoiding sole sourcing and gouging.

National COVID-19 procurement strategies need to be rapidly updated to form a global, digital and data-driven plan. Without data on prices, suppliers, lead times and specifications, it is going to be very hard to move from being reactive to proactive in getting the right items to the right patient at the right time.

Civil society will play an important role in that effort too. Those countries that will be able to respond better and faster are those that maintain an open dialogue about preparedness. Open government approaches applied to key functions such as public procurement have never been more important. With government staff already stretched thin, civil society should be seen as a valuable ally and analyst in tracking preparedness and ensuring resources are allocated efficiently. And, where necessary, civil society needs to be able to hold its leaders to account on the spending decisions they’ve made and ensure that in an emergency the citizens come first.

How governments manage emergency public procurement will play a major role in how they contain COVID-19 and how many lives can be saved.

It is public procurement’s moment in the spotlight. It needs to be fast, smart and open if it’s going to shine.

Featured Photo Credit: The Office of Pennsylvania Governor Tom Wolf

https://www.open-contracting.org/author/gavin-hayman/


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas