Aktualitet

Drejt konfirmimit në detyrë prokurori i dosjes “339”, Vladimir Mara






               Publikuar në : 12:50 - 12/06/19 |
mapo.al

Prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara ka dalë sot para KPK, ku do hetohet sipas 3 kritereve, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Mara është prokurori i dosjeve të forta, si dosja “339” dhe dosja e trafikut të hashashit, ku vendosi për ekstradimin e Naser Saitit.


Për pasurinë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Nuk ka fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë. Nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

KPK ka kryer një hetim të thelluar për pasuritë: kursime nga paga si oficerë i policisë gjyqësore dhe si prokuror, si dhe nga puna bashkëshortes në vlerën 950 mijë lekë. Llogari kursimesh në vitin 2012, në emër të vajzës në shumën 200 mijë lekë. Nga hetimet, KPK arrin në konkluzionin se subjekti ka burime për krijimin e llogarive dhe këtyre pasurive të deklaruara. Në lidhje me përdorimin e një apartamenti më Tiranë. Në këtë banesë jetojnë prindërit e tij dhe familjarë të tjerë. Subjekti ka deklaruar edhe një banesë private, në bashkëpronësi me prindërit dhe vëllezërit.

Nga hetimi i kryer nga Komisioni, ka rezultuar se ka një deklarim të saktë për pjesën takuese. Por ka pasur disa pasaktësi në deklarimin e vitit 2008. Në përfundim te hetimit për burimin e të ardhurave për ndërtimin e kësaj banese. Subjekti ka dhënë shpjegime që do merren parasysh. Në lidhje me një makinë mercedes të deklaruar nga subjekti në vlerën 600 mijë lekë. Subjekti ka përfituar 477 mijë e 30 lekë, si dëmshpërblim të një makine tjetër e cila është aksidentuar.

Në lidhje me pastërtinë e figurës, DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Në lidhje me aftësitë profesionale, KLP ka kryer një hetim për prokurorin, duke konstatuar se prokurori ka treguar cilësi të pranueshme në punë, ka përmbushur me përpikmëri disiplinën në punë. KPK hetoi mbi të dhënat e bëra publike në lidhje me problematikën e ekstradimit të shtetasit Nezar Seitin, për këtë, Komisioni mori në shqyrtim argumentimin e të gjithë institucioneve për rastin. KPK kërkoi shpjegime edhe nga subjekti për rastin, shpjegimet e dhëna prej ti do merren parasysh.



KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas