Aktualitet

Prokurori Hasa dyshohet se paguhej nga trafikantët, lëvizte me Audi 45 mijë €














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:45 - 19/06/21 |
mapo.al

Zbardhen të tjera detaje nga hetimi i SPAK që çoi në arrestimin e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa. Sipas përgjimeve të gjata është zbuluar se Hasa është paguar nga një grup i trafikut të drogës, si dhe ka marrë para kundrejt pushimit të çështjes për një të arrestuar.






Hasa dyshohet gjithashtu se ka marrë rryshfet për pushimin e akuzës për “plagosje të lehtë me dashje” ndaj Emiljano Miranit, përmes motrës së këtij të fundit Elsona Papa.


Prokurori Hasa është një nga anëtarët e akuzës që ende nuk është futur në procesin e vetingut, dhe jo më larg se në muajin mars ai do të hiqte dorë nga rritja në detyrë, përmes një shkrese që i kishte nisur KLP-së.







Hasa sqaronte se ai hiqte dorë nga gara për pozicionin e kreut të prokurorisë së Sarandës, me pretendimin se kishte probleme shëndetësore .




“Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë të prokurorit z. Sali Hasa, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë. Gjatë procedurës së verifikimit, kandidati Sali Hasa ka depozituar kërkesën dt. 10.05.2021, drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në të cilën i ka kërkuar Këshillit, heqjen dorë nga kandidimit për arsye shëndetësore”, thuhej në njoftimin zyrtar, të shpërndarë nga KLP rreth një muaj më parë.



Më herët ka qenë një investigim i kryer nga Fax News, që tregonte se Hasa lëvizte me një mjet luksoz, me vlerë jo më pak se 45 mijë euro.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, targat e automjetit Audi Q5 me të cilin lëvizte prokurori Hasa, i përkisnin një automjeti Volkswagen prodhim i vitit 1984.

Tashmë Hasa do të përballet me akuzën “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

LEXO EDHE:

Korrupsion në sistemin e drejtësisë dhe futboll, arrestohet prokurori Sali Hasa dhe 5 të tjerë

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas