Aktualitet

Prokurori i VIP-ave/ KPA vulos shkarkimin e Ramadan Trocit





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 22:30 - 21/10/19 |
mapo.al

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të shkarkuar prokurorin Ramadan Troci.


Trupa gjykuese e përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama  relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë ka vendosur shkarkimin e Trocit.



Troci njihej edhe si prokurori i ‘VIP-ve’, për shkak se ka urdhëruar arrestimin e Ardian Fullanit dhe Shpëtim Gjikës. Në vendimin e shkarkimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka krijuar bindjen se Ramadan Troci ka fshehur pasuri të paluajtshme në emër të personave të afërt.


Troci ra në rrjetën e vettingut për mosjustifikim pasurie, ku përfshihej një apartament 94 metra katrorë në zonën e Selitës, por edhe për hetime të paplota të incidenteve me pasoja vdekjen dhe plagosjen e disa minatorëve në minierat e Bulqizës kur Troci ishte prokuror në atë rreth.


Etiketa: , , , , ,

Pas