Aktualitet

Prokurori që “çmontoi” Ndraghetan: Përgjimet për Shqipërinë të hetohen









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:27 - 24/01/21 |
mapo.al

Prokurori i Anti-mafias italiane, Nicola Gratteri, drejtuesi i Prokurorisë së Katanzaros, i cili udhëhoqi operacionin e goditjes së një degëzimi të klanit Ndragheta, ka folur edhe për përfshirjen e Shqipërisë në këtë dosje.



Në një intervistë për Corriere Della Sera, Gratteri është pyetur për arrestimin e eurodeputetit Lorenzo Cesa, mbështetës i qeverisë Conte, ka folur edhe për Shqipërinë.


Prokurori thotë qartësisht se përgjimet ku thuhet se senatori Pierfernandino Casini do të ndihmonte grupin për të hapur fronte të reja në Shqipëri duhet të hetohen.




Pyetje: Mbi çfarë bazash e akuzon eurodeputetin Cesa për grup kriminal duke lehtësuar punët e grupit Ndragheta?



Prokurori Nicola Gratteri: Për kontakte me sipërmarrësin Antonio Gallo, i njohur si përfaqësues i Ndraghetës në Crotone, i cili ka si synim të zgjerojë aktivitetin e grupit.


Gallo arriti në Reggio Calabria dhe iu afrua klanit De Stefano-Tegano, që të merrte organizimin e fushatës elektorale dhe më pas në Romë për të marrë kontrata kombëtare.

Përmes Talaricos, ai organizon një takim me Cesa. Talarico e dinte se Gallo ishte afruar me grupin Reggio, dhe për organizoi drekë.

Pyetje: Por ju nuk e dini çfarë u tha në atë drekë?

Prokurori Nicola Gratteri: Asokohe Cesa ishte një eurodeputet dhe ne nuk mund ta përgjonim. Por ne e dimë nga bisedat e tjera, që ata diskutuan për kontrata me Anas Enel dhe autoritete të tjera, që Gallo të hynte në punë.

Kemi një përgjim ku Talarico flet me Cesa-n për Gallon, dhe për një rast ku do të merrte 5%. Në një tjetër përgjim, Gallo thotë qartësisht se ka një marrëveshje dhe se ka shkuar në Romë për të takuar Cesan.

Pyetje: Por gjithmonë ka dialog mes palëve të treta. Zëri i tij nuk është kurrë atje?

Prokurori Nicola Gratteri: Po çfarë të bëjmë, të mos kërkojmë askënd për asgjë. Nuk ka të bëjë me miq që bisedojnë në një klub për futbollin, por për sipërmarrës të lidhur me klanet mafioze dhe që flasin për marrëdhëniet e tyre me politikën dhe politikanët. Takimi me Cesan u zhvillua, si të mos i kërkoj llogari.

Pyetje: Në këto dokumente ju keni një përgjim të një personi të arrestuar, i cili thotë se ka takuar senatorin Pierferdinando Casini, i cili do t’i thoshte se “çfarëdo që të duhet në Shqipëri …”

Prokurori Nicola Gratteri: Mbi këtë, megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim, ato janë fjalë që ne nuk e dimë nëse korrespondojnë me realitetin dhe vetëm kjo nuk do të thotë asgjë, aq sa senatori Casini as nuk hetohet.

Ne bazohemi në faktet e gjetura dhe ne duhet të vazhdojmë me verifikimet, sepse ky hetim përfaqëson një hap të mëtejshëm përpara në evolucionin e ‘Ndrangheta në marrëdhëniet e saj me pushtetin.

Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove.

1


Etiketa: , ,

Pas