Prokuroria e Durrësit ka marrë të pandehur Petrit Fushën, ish-drejtues i Prokurorisë së Tiranës. Ai akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.
Dosja ndaj Fushës ishte fillimisht në SPAK, por më pas u kalua në kompetencë të Prokurorisë së Durrësit.
Petrit Fusha dha dorëheqjen pak para se ti nënshtrohej vettingut, duke u larguar nga detyra pas më shumë se tre dekadash në shërbim.