Aktualitet

Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet për dosjen 339






               Publikuar në : 13:22 - 24/05/19 |
mapo.al

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për dosjen 339, dosje për të cilën Partia Demokratike ka akuzuar Vangjush Dakon për blerje votash. Në përfundim të hetimeve prokuroria ka marrë të pandehur rreth 12 persona.


Nuk jepen detaje për personat e akuzuar, por kryebashkiaku i Durrësit Vangjus Dako, nuk është pjesë e dosjes përfundimtare. Prokuroria e Krimeve të Rënda do të dërgojë në gjykatë konkluzionet dhe do të jetë kjo e fundit, e cila do të vendosë nëse dosja do kalojë për gjykim, apo do kërkohen prova shtesë.

Ndërkohë vijojnë hetimet për 339/1 ku hetohet shitblerja e votave dhe ku është i përfshirë dhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Lidhur me dosjen 339/1 pak ditë më parë u morn ë pyetje për rreth 5 orë dhe kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako si dhe përfaqësues të shtabit elektoral të PS-së në Durrës. Mësohet se vetëm në ditët e fundit janë zbardhur CD të reja me përgjime, çka kanë bërë që hetimet për këtë çështje të avancojnë.


Etiketa: , ,

Pas